• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO/ “Bëjeni atë me pasion, ose fare”, postimi i Ibrës dridh tifozët e Milanit

by Java News
05/03/2020 15:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Bëjeni atë me pasion, ose fare”. Në këto kohë moderne, të dominuara nga rrjetet sociale, një fjali e thatë si kjo, e postuar nga Zlatan Ibrahimovic mëngjesin e hershëm të kësaj të enjteje, është e mjaftueshme për drithëruar miliona tifozë të Milanit në botë. Me pak fjalë, nuk është një mesazh i mirë mëngjesi, për ta nisur ditën mbarë dhe me optimizëm.

Duket e vështirë për të mos e parë postimin e Ibrës, shoqëruar me një video të shkurtër, si referencë për ditët e trazuara që po kalon Milani në nivel korporativ. Mesazhi i sulmuesit suedez duket shumë si paralajmërim, si një përgjigje indirekte ndaj menaxhmentit kuqezi, që po planifikon të ardhmen pa njerëzit (Zvonimir Boban, para së gjithash, dhe Paolo Maldini) që e bindën atë të pranojë të rikthehet në Milano. Është sikur gjithë ky kaos, i paimagjinueshëm deri para disa javësh, po e bën atë të humbasë pasionin dhe qetësinë.

Elementë që e lejuan atë të ishte edhe një herë në qendër të universit kuqezi. Ibra pati një ndikim të fuqishëm në ekip, të gjithë e njohin këtë. Përveç cilësive të pamohueshme si futbollist, personaliteti i tij ishte i nevojshëm për ta shkundur grupin kuqezi. Zlatan ka një karakter të fortë, nuk është lloji që mund ta pranojë në heshtje dhe pasivisht dinamikën e caktuar të klubit. Ajo që po ndodh te Milani mund të reflektohet sigurisht, nëse jo në mënyrë të menjëhershme, në javët e ardhshme për të ardhmen e tij.

Rangnick, pothuajse me siguri trajneri i radhës i kuqezinjve, nuk do ta shihte Ibrën si një lojtar të domosdoshëm në ekipin e tij. Zlatan është i vetëdijshëm se nuk figuron se lojtari ideal për idetë dhe metodat taktike të trajnerit gjerman. Kjo është arsyeja pse fraza “bëje atë me pasion, ose mos e bëj fare”, postuar herët në mëngjes, ka gjithë ajrin e të qenurit një paralajmërim, që mund t’i bëjë tifozët e Milanit të dridhen.

 

View this post on Instagram

 

Do it with passion or not at all

A post shared by Zlatan Ibrahimović (@iamzlatanibrahimovic) on Mar 4, 2020 at 11:47pm PST

g.kosovari

Next Post

Zbulohet letra / Meta ankohet në Bruksel: Qeveria ka spekuluar për të përfituar mbështetjen tuaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fatos Nano!

Demokracia dhe marrja e pushtetit është edhe çështje kohe!

January 25, 2026
Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

January 25, 2026
Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

January 25, 2026
21 janari, truku shihet, por nuk është!

21 janari, truku shihet, por nuk është!

January 25, 2026
“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

January 25, 2026
Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

January 25, 2026
Mundimi i Berishës për të përgatitur Metën si pasardhës 

Të pakënaqurit me teatrin e protestave

January 25, 2026
Motori i dëborës përplaset me shtyllën elektrike, raportohet për 4 të plagosur në Bogë të Rugovës

Motori i dëborës përplaset me shtyllën elektrike, raportohet për 4 të plagosur në Bogë të Rugovës

January 25, 2026
Ndizet lufta për mbijetesë në Superiore/ Garë e egër për titullin, tre skuadra ndahen nga një pikë

Ndizet lufta për mbijetesë në Superiore/ Garë e egër për titullin, tre skuadra ndahen nga një pikë

January 25, 2026
Zjarr i madh pranë bazës së Pashalimanit në Orikum, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve! Ndërhyjnë zjarrfikësit

Zjarr i madh pranë bazës së Pashalimanit në Orikum, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve! Ndërhyjnë zjarrfikësit

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In