• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

VIDEO/ “Bëj seks me mua që të shërohesh nga virusi”! Gjinekologu nën hetim: Të heq dhe kancerin e qafës së mitrës

by Java News
18/11/2021 17:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zyrtarët, apo profesionistët që shfrytëzojnë postin a profesionin e tyre për të përfituar favore seksuale nuk janë vetëm problem shqiptar, i denoncuar në më shumë se një rast edhe nga Fiks Fare.

Nga Italia mbërrin një rast i ngjashëm me denoncimet e Fiksit, denoncuar nga emisioni investigativ “Le Iene”. Denoncimi ka pasuar një hetim i brendshëm nga Shoqata e Mjekëve të Barit dhe hapjen e një dosjeje hetimore nga Prokuroria Publike e Barit.

“Le Iene” transmetuan rastin e një gjinekologu i specializuar në fushën e virusit papilloma dhe autor i disa studimeve shkencore, i cili dyshohet se i tha një pacienteje, siç denoncoi ajo te “Le Iene”, se “marrëdhënia seksuale me të do ta shëronte nga infeksioni me virusin papilloma dhe kështu të parandalonte kancerin e qafës së mitrës”.

Viktima “terapisë seksuale” të gjinekologut kontaktoi redaksinë e programit të Italia Uno duke treguar këtë histori që daton disa muaj më parë. Deri më tani nuk ka mbërritur asnjë ankesë apo denoncim në drejtësi për këtë histori, por pas denoncimit publik do të hapet një dosje hetimore për të konstatuar vërtetësinë e denoncimit dhe përgjegjësitë e mundshme të mjekut, 68-vjeçar, i njohur në Bari, që ka dalë në pension, por vazhdon të ushtrojë profesionin e tij.

Për këtë edhe Shoqata e Mjekëve italianë ka hapur dosje për marrjen e çdo mase disiplinore. Në shërbim, mjeku zbulon praninë e virusit papilloma te një paciente e shëndoshë e infiltruar nga programi investigativ pikërisht për ta demaskuar atë dhe me analizat e bëra menjëherë para vizitës te mjeku gjinekolog në Bari.

Mjeku nuk zhgënjen. Pasi e gënjeu duke i thënë se kishte virusin papilloma, mjeku e nxit që të kryejë marrëdhënie seksuale me të që të jetë në gjendje ta neutralizojë. Mjeku thotë se me këtë kurë ka shëruar disa gra dhe se të njëjtën metodë e ka aplikuar edhe për pasuniversitarët e tij kur jepte mësim në universitet.

Kur mjekut i bashkohet në dhomën e hotelit “Hyena” Alice Martinelli, e cila e demaskon reagimi i mjekut është edhe më i çuditshëm.

“E bëj për studimet e mia dhe gjithashtu për njerëzit që kam shpëtuar””, thotë ai dhe me celular tregon mesazhet e personave që pretendon se ka shëruar. :

“Doktor, nuk më ke braktisur kurrë, do të jesh gjithmonë në lutjet e mia. Kjo është dhurata ime e Krishtlindjeve”, thuhej në mesazhet e treguara prej tij.

Për të bindur gazetarët, ai kryen edhe dy telefonata, që njëra pas tjetrës “konfirmojnë se kanë ndjekur të njëjtën terapi shërimi. “Unë i shërova. Kam shpëtuar shumë gra nga kanceri”, thotë mjeku në kamerën e fshehtë të “le Iene”./m.j

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Le Iene (@redazioneiene)

Next Post
Bill Gates çudit: Lopët dhe bakteret bënë Ngrohjen Globale

Bill Gates: Vdekjet nga COVID mund të bien nën nivelet e gripit në mesin e 2022

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E FUNDIT/ Aksident tragjik në Gramsh, humbin jetën drejtuesi i mjetit dhe mësuesja! Plagoset rëndë infermierja….

E FUNDIT/ Aksident tragjik në Gramsh, humbin jetën drejtuesi i mjetit dhe mësuesja! Plagoset rëndë infermierja….

January 26, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

Mëkat, të tallesh me ata njerëz

January 26, 2026
Erion Veliaj kërkon lirimin, Gjykata Kushtetuese vendos kalimin për shqyrtim të çështjes

Erion Veliaj kërkon lirimin, Gjykata Kushtetuese vendos kalimin për shqyrtim të çështjes

January 26, 2026
Makina përplaset me motorin në Tiranë, një i vdekur dhe një e plagosur

Harroi qiririn ndezur e banesa u përfshi nga flakët, humb jetën i moshuari në Vlorë

January 26, 2026
Merret vendimi nga Drejtoria e Përgjithshme: Kadastra e Vlorës zhvendoset në Tiranë

Merret vendimi nga Drejtoria e Përgjithshme: Kadastra e Vlorës zhvendoset në Tiranë

January 26, 2026
21 janari, gazetari Artan Hoxha paraqitet në SPAK, dorëzon audio-përgjimin origjinal: Vrasjet nuk janë kryer nga pakujdesia, por me urdhër

21 janari, gazetari Artan Hoxha paraqitet në SPAK, dorëzon audio-përgjimin origjinal: Vrasjet nuk janë kryer nga pakujdesia, por me urdhër

January 26, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 27 janar 2026

January 26, 2026
Ishte në krye të IKMT-së, largohet nga detyra Dallëndyshe Bici/ Ja kush e zëvendëson (EMRI)

Ishte në krye të IKMT-së, largohet nga detyra Dallëndyshe Bici/ Ja kush e zëvendëson (EMRI)

January 26, 2026
Dalin pamjet nga aksioni kundër call-center-ve në dy kullat e Tiranës: Duart lart, mos prekni telefonat

Dalin pamjet nga aksioni kundër call-center-ve në dy kullat e Tiranës: Duart lart, mos prekni telefonat

January 26, 2026
“Synimi afatmesëm, blerja e 4 avionëve zjarrfikës”/ Ministri Vengu: Prodhimi i dronëve pritet të nisë në shkurt

“Synimi afatmesëm, blerja e 4 avionëve zjarrfikës”/ Ministri Vengu: Prodhimi i dronëve pritet të nisë në shkurt

January 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In