Kjo është videoja e një fëmije 21 muajsh, i cili ka një shkathtësi të jashtëzakonshme dhe arrin që të kapërcejë edhe pengesa shumë të larta. I vogli Leo Gray shfaqet në video duke u kacavjerë në një pengesë të lartë, 10 minuta pasi e ëma e tij e kishte vendosur për të mos ta lënë t’i ikte. E ëma e tij Alice shprehet se fëmija që prej lindjes ka treguar mjaft shkathtësi, por këto kohët e fundit ka shfqur një dëshirë mjaft të madhe për tu kacavjerë, shkruan tema. Nuk ka krahë krevati, karrige të lartë apo ulëse makine që Leo nuk e kalon. Por prindërit janë të shqetësuar dhe kanë bllokuar dritaret, sepse kanë frikë mos fëmija rrëzohet nga lartësia.