Protestuesit e opozitës kanë qëndruar para Kuvendit duke pritur daljen e deputetëve socialistë nga ambientet e Parlamentit. Por teksa frika për një përplasje fizike mes tyre dhe deputetëve ishte e pranishme, kreu i PD, Lulzim Basha, ka tërhequr protestuesit nga selia e Kuvendit prë t’i grumbulluar para selisë blu. Kryedemokrati i ka falenderuar të gjithë duke paralajmëruar se protesta e ditës së enjte do të shënojë fundin e kryeministrit Edi Rama./a.meta