Rreth 12 kuintalë marijuanë janë sekuestruar nga Guardia di finanza në portin e Barit, në Itali. Sipas autoriteteve vlera e lëndës narkotike, e cila u gjet e braktisur në një gomone në treg do të kishte vlerën e 12 milionë eurove.
Droga ishte e ndarë në 80 paketa dhe u gjet e braktisur në një gomone rreth 10 metra të gjatë. Rojet bregdetare pikasën një anije që udhëtonte me shpejtësi në brigjet detare të Pulias dhe më pas i janë vënë në ndjekje.
Sapo autoritet iu afruan gomones skafistët shtuan shpejtësinë. Në ndjekje të saj ishin vënë anijet Guardia Di Financas që janë pjesë e operacionit “Triton” për shpëtimin e refugjatëve.









