Prej gjashtë ditësh, zjarret në veri të ishullit Evia vijojnë të jenë aktive. Mediat greke shkruajnë se mijëra ha pyje, fshatra dhe zona të banuara janë përfshirë nga flakët masive, shkruan Balkanweb.
Në këto momente, janë duke u djegur dhjetëra shtëpi në fshatrat Guves dhe Edhipso. Banorët janë evakuuar, për shkaqe sigurie. Në zonë janë duke operuar aktualisht trupa zjarrfikëse nga Greqia, Rumania dhe Ukraina.
Gra, fëmijë e të moshuar, largohen të tmerruar nga fshatrat dhe me lot në sy, sepse kanë lënë pas gjithçka kishin.
Raportohet se mbi 3 mijë familje kërkojnë strehim të përkohshëm nëpër hotelet e Greqisë, ndërsa mbi 200 shtëpi, janë totalisht të shkrumbuara nga flakët.
/b.h