Sulmuesi italian Mario Balotelli, i rikthehet zakonit të vjetër duke u ndëshkuar me karton të kuq në takimin që skuadra ku ai aktivizohet, Nicë, luajti kundër Bordeaux, takim i vlefshëm për “Ligën e Parë” Franceze që përfundoi 0-0.
Në minutat shtesë të takimit Mario Balotelli u ndëshkua me karton të kuq, pasi goditi lojtarin kundërshtar gjatë një driblimi.
Balotelli, deri tani ka shënuar tetë gola në “Ligue 1”.
noa/a.k