Qindra njerëz dhe fëmijë janë varrosur në rrënojat e shtëpive të tyre, me shpëtimtarët që po luftojnë me kohën dhe të ftohtin për t’i nxjerrë të gjallë.
Ndër videot tronditëse që vazhdojnë të dalin në dritë është ajo e një babai që po gërmon në mënyrë të dëshpëruar rrënojat e shtëpisë së tij, pasi vajzat e tij janë bllokuar poshtë.
Tërmeti që goditi rajonin pranë kufirit të Turqisë dhe Sirisë, tashmë ka marrë jetën e mbi 21 mijë personave.
Ekipet e kërkim-shpëtimit bënë përpjekjet e fundit gjatë natës të së enjtes për të gjetur të mbijetuar nën rrënojat e ndërtesave të shembura.
/e.d