VIDEO/ Azilantët kërcejnë valle në Gjermani
Gazeta gjermane “Die Welt” ka publikuar në faqen e saj online një video se si e kalojnë kohën e lirë refugjatët në një kamp kandidatësh për azil, në qytetin Heidenau. Sic shihni më poshtë videon, nën ritmet e muzikës ballkanase ata hedhin valle dhe shprehen të gëzuar jashtë mase që ndodhen në Gjermani.
Gazetarëve u ka bërë përshtypje batuta e njërit prej tyre që thotë para kamerës: “Të dua Gjermani! Faleminderit shumë, shumë, shumë!!”.
“Bëfshi qejf në këtë festë mirëseardhjeje të refugjatëve në Heidenau”, – i uron gazeta gjermane, refugjatët që ka gjetur në atë kamp.
https://www.youtube.com/watch?v=kYNMur3rNNA









