Ky është momenti tronditës kur një avokat qëllohet me armë në sy të vajzës së tij të vogël.
André Ambrósio Ribeiro Pessoa, 46 vjeç, me profesion avokat, vdiq pasi u qëllua me pesë plumba të enjten vonë në Caruaru të Brazilit.
Në kohën kur ai u qëllua, mbante në krahë vajzën 18-muajshe.
Videoja e vrasjes, e kapur nga kamerat e sigurisë, tregon viktimën teksa dilte nga makina me vajzën e tij dhe dadon, vrasësi i afrohet, duke mbajtur një armë.
Personi i armatosur shihet më pas duke urdhëruar avokatin që ta dorëzojë fëmijën tek dadoja.
Teksa dadoja u largua me vajzën në krah, pesë plumba u qëlluan drejt kokës së burri, duke e vrarë menjëherë.
a.ç