Një aeroplan në pritje të ngritjes në pistë është goditur nga rrufeja. Skena e pabesueshme është regjistruar në aeroportin në Atlanta, në SHBA, nga udhëtari i një avioni i cili në atë kohë kishte filmuar me telefonin e tij celular. Rrufeja ka goditur një Boeing 737 të Delta Airlines. Autoritetet raportuan se askush nuk u lëndua.









