Ka zgjatur rreth një orë fjala përshëndetëse e të pranishmëve në ceremoninë e përurimit të bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë.
Shfaqja ajrore nisi më herët nga ç’ishte parashikuar në program, në orën 11:23. Në qiell u panë fillimisht 2 avionë Euro-fighter F-2000 (prodhohen në vende europiane) të cilët u ngritën nga baza ajrore italiane e Avianos dhe ndaluan më pas për të testuar pistën e bazës së Kuçovës.
Në bazë ndodhen të dislokuar edhe avionët F-35, F-16 (prodhim amerikan) si dhe dronë që pritet po ashtu të demostrojnë fluturimin e parë mbi këtë bazë taktike. Mësohet se ato drejtohen nga pilotë amerikanë e italianë.
Këto mjete ajrore përdoren gjerësisht edhe nga vendet fqinj.
Në këtë bazë janë vendosur edhe 2 helikopterët “Black hawk”. Ndërkohë më herët është bërë një provë me dronët “Bayraktar”.
Kjo ngjarje me rëndësi vjen në 15 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.
/a.r