Moti i keq me reshje të dendura shiu dje dhe gjatë natës ka shkaktuar përmbytje dhe probleme me qarkullimin e mjeteve dhe të njerëzve në pjesën më të madhe të Shqipërisë.
Emergjencat Civile kanë parashikuar një përkeqësim të situatës, ndërsa të gjitha strukturat e shtetit, Forcat e Armatosura, Policia e Shtetit, Emergjencat Civile, punonjësit e OSHEE, ata të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve, Prefekturat, Bashkitë, Ministrat, Prefektët, etj., janë në krye të detyrës në aktivitet të plotë për përballimin e situatës së vështirë.
Emergjencat Civile kanë publikuar një video të orëve të fundit nga situata në aksin Thumanë-Fushe Kruje, ku përmbytjet kanë bërë që autostrada të jetë e pakalueshme./a.ç