Tre persona janë lënduar mëngjesin e kësaj të diele si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në Fier.
Policia bën me dije se aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Frakull e Madhe, Fier, ku ka dalë nga rruga automjeti tip “Fiat” me drejtues shtetasin E. S., 35 vjeç, banues në Varibob.
Si pasojë e aksidentit është lënduar drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerët , shtetasi A. S., 33 vjeç dhe shtetasja Xh. S., të cilët ndodhen në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.
“Sot rreth orës 08:25, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Frakull e Madhe, Fier, ka dalë nga rruga automjeti tip “Fiat” me drejtues shtetasin E. S., 35 vjeç, banues në Varibob.
Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët në mjet, shtetasi A. S., 33 vjeç dhe shtetasja Xh. S., të cilët ndodhen në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë./ b.h