Do të jetë një 90-të minutësh shqiptarësh finalja e Kupës së Italisë.
Pas Lazios së Thomas Strakoshës është radha e Atalantës së Berat Djimsitit dhe Etrit Berishës për të siguruar biletën e finales së kompeticionit të dytë për nga rëndësia në Apenine.
Bergamaskët mposhtën me rezultatin 2-1 Fiorentinën në takimin e dytë, ndërkohë që takimi i parë ishte mbyllur në barazim 3-3. Në “Atleti Azzurri d’Italia” ishin miqtë ata që kaluan të parët në avantazh me anë të Luis Muriel. Megjithatë, Ilicic në pjesën e parë dhe Gomez në të dytën kryen përmbysjen e madhe.
Lazio-Atalanta do të luhet më 15 maj, teksa vendi mbetet ende për tu zbuluar.
g.kosovari