• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

VIDEO/ Asnjë gjurmë nga 19-vjeçarja e zhdukur në Greqi, familja shqiptare në ankth prej 5 ditësh.

by Java News
20/10/2020 10:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Familja Vasili, me origjinë shqiptare, është në ankth prej të premtes për zhdukjen pa gjurmë të vajzës së tyre 19-vjeçare Artemis Vasili, në Koropi.

Siç tregojnë familjarët, e reja doli nga shtëpia për të dhënë një intervistë pune në një dyqan lodrash por një gjë e tillë nuk ndodhi.

Frika e familjes për fatin e fëmijës së tyre shtohet ndërsa sot është dita e pestë që ndodhet larg shtëpisë dhe nuk kanë asnjë lajm prej saj.

Prindërit po kërkojnë përgjigje në lidhje me zhdukjen e vajzës së tyre, në telefonin e saj celular dhe në llogaritë e saj në rrjetet sociale ndërsa ditën e zhdukjes së saj, Artemis u regjistrua nga një kamera sigurie duke ecur në një rrugë në Koropi në mesditë.

Kamera e sigurisë  e regjistroi vajzën duke kaluar para një dyqani pak pas orës dy pasdite, duke kaluar rrugën për të marrë autobusin.

Sipas asaj që është bërë e ditur, vajza 19-vjeçare shkoi në një stacion autobusi  më të largët nga ai ku duhet të ndalonte, fakt ky që shqetëson familjen e saj. Por nga ana tjetër askush nuk e di nëse Artemis hipi në autobus apo jo.

Në të njëjtën kohë, Life Line dhe specifikisht shërbimi Silver Alert do të kërkojë bashkëpunimin e Prokurorit, për të filluar të gjitha procedurat e nevojshme për hapjen e llogarive të 19-vjeçares, në mënyrë që të gjejnë se më ka biseduar dhe më kë kishte kontaktuar në periudhën e fundit para zhdukjes së saj.

Sipas babait të Artemis, i cili foli për protothema.gr, vajza e tij u zhduk të premten e kaluar pasdite. Duke u larguar nga shtëpia, ajo informoi prindërit e saj se do të jepte një intervistë pune në një dyqan lodrash të njohur në Koropi.

Prindërit ishin të qetë që fëmija i tyre do të shkonte atje, por sipas hetimit të policisë, Artemis nuk shkoi kurrë dhe autoritetet tani janë fokusuar te rrjeti i saj shoqëruar.

Sipas asaj që është bërë e ditur, vajza kishte takuar dikë përmes facebook dhe së fundmi ishte ndarë nga 24-vjeçari me të cilin ishte në lidhje, gjë që e kishte mbyllur në vetëvete.

Babai i saj e përshkruan si një vajzë të ëmbël, e qetë dhe e ndrojtur dhe i bën thirrje kujtdo që di diçka rreth saj të kontaktojë me ta në mënyrë që kjo çështje të ketë një fund të lumtur.

Raportohet se ditën kur ajo u zhduk kishte veshur pantallona të zeza, këpucë të bardha, një këmishë bojë qielli me vija të bardha dhe syze optike në ngjyrë argjendi.

g.kosovari

Next Post
Padia e PD për inceneratorët/ Reagon Rama: Simptomë e dëshpërimit dhe mungesë e vizionit, ne do të vijojmë me…

Padia e PD për inceneratorët/ Reagon Rama: Simptomë e dëshpërimit dhe mungesë e vizionit, ne do të vijojmë me...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

February 27, 2026
Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

February 27, 2026
Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

February 27, 2026
Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

February 27, 2026
Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

February 27, 2026
Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

February 27, 2026
Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

February 27, 2026
Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

February 27, 2026
“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

February 27, 2026
A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In