Një burrë i cili sapo ishte shpallur fajtor dhe i dënuar me një periudhë të gjatë burgu, arriti thjesht të dilte nga salla e gjyqit ndërsa një vendim tjetër po shqyrtohej.
Burri në fjalë quhet Joey Watts dhe ai ishte në një gjykatë në Arkansas duke u përballur me akuzat për sulm të rëndë dhe posedim të një arme zjarri.
Por ndërsa juria ishte jashtë gjykatës duke bërë diskutimet e tyre, Watts doli nga Gjykata e Qarkut Grant në Sheridan.
Watts ishte shpallur tashmë fajtor për akuzat e sulmit dhe juria gjithashtu e shpalli atë fajtor për akuzat për armë zjarri më pas.
Zëvendësprokurori Norman Frisby, i cili ishte përgjegjës për gjykimin e çështjes, tha se Watts thjesht u ngrit pranë avokatit të tij dhe u largua.
Frisby shpjegoi gjithashtu se Watts ishte akuzuar se kishte kërcënuar një grua me një armë gjahu në shtëpinë e tij më 29 nëntor 2018./m.j