Arsenali kryesues vazhdon me rezultatet pozitive në Angli. Këtë herë, ekipi i Artetas mundi 4-1 Crystal Palace.
Martinelli dhe Saka vendosën ndeshjen në shinat e duhura që në pjesën e parë, ndërsa në fillimin e pjesës së dytë ishte Xhaka që vendosi 3 pikët në kasafortë.
Granit Xhaka po luan një sezon fantastik me Arsenalin. Pasi realizoi ndaj Sporting në Europë, mesfushori shqiptar me pasaportë zvicerane ka gjetur sërish rrugën e rrjetës.
Këtë herë, lojtari ka “tundur rrjetën” në kampionat ndaj Crystal Palace. 30 vjeçari numëron 28 ndeshje në Premier League këtë edicion, me trajnerin Arteta që i ka besuar pothuajse çdo sfidë vendin e titullarit.
Granit Xhaka vesh prej vitesh fanellën e Gooners. Më parë, ai ka qenë pjesë e Gladbah dhe Basel.
/s.f