Arsenal fitoi 3-2 me Manchester United për javën e 21 në Premier League. Dueli i “Emirates Stadium” prodhoi emocione të forta, me golin e fitores që u shënua në fundin e ndeshjes.
Përballja nisi mirë për miqtë e ten Haag, që shënuan me Rashford në minutën e 17 të takimit. Pas vetëm shtatë minutash, Nketiah barazoi me asistin e Xhakës. Në minutën e 53 Saka kaloi në epërsi Arsenalin, teksa Lisandro Martinez vendosi ekuilibrat në të 59 minutë.
Vetëm në fundin e ndeshjes dhe konkretisht në të 90 minuta, Nketiah me dopietë i dha tri pikë “Topçinjve”. Tanimë Arsenal shkon në kuotën e 50 pikëve në vendin e parë, duke pasur një ndeshje më pak se M. City ndjekës. Djemtë e Guardiolës janë të dytët me 45 pikë, teksa në vendet 3 dhe 4 United dhe Newcastle me 39 pikë.
/s.f