• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

VIDEO/ Arrestohet i riu në Fier, u kap ‘mat’ nga policia duke shitur kanabis të ndarë në doza

by Java News
10/01/2023 09:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Finalizohet operacioni policor i koduar “Stacioni”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave në doza, ndërsa në pranga ka rënë një 31-vjeçar.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi Fluger Xhafa, banues në Patos, i dënuar më parë po për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

NJOFTIMI I POLICISE

Finalizohet operacioni policor i koduar “Stacioni”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave në doza. U kap në flagrancë duke shitur një sasi lënde narkotike kanabis, të ndarë në doza, vihet në pranga 31-vjeçari, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Në hetim një 43-vjeçar, pasi u kap duke blerë doza të lëndës narkotike kanabis. Sekuestrohen 150 doza lënde narkotike kanabis, një peshore elektronike dhe një shumë parash, e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet operacionale të DVP Fier, të mbështetura nga inteligjenca informative për një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, në Patos, kanë iniciuar një hetim njëjavor, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, dhe si rezultat i provave të sigurura, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Stacioni”.

Në kuadër të këtij operacioni, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit F. Xh., 31 vjeç, banues në Patos, i dënuar më parë po për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, si dhe u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. K., 43 vjeç, banues në Patos.

Shërbimet e Policisë, të mbështetura nga inteligjenca informative, kanë lokalizuar shtetasin F. Xh. dhe e kanë kapur atë në flagrancë duke i shitur doza lënde narkotike kanabis, shtetasit B. K. Në vijim të veprimeve për këtë rast, shërbimet e Policisë gjetën në banesën e 31-vjeçarit, dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 150 doza lënde të dyshuar narkotike kanabis, një peshore elektronike që shërbente për ndarjen e lëndës narkotike në doza, një sasi metadoni të lëngshëm, një shumë parash e përfituar nga shitja e lëndës narkotike dhe një aparat celulare.

/s.f

 

Next Post
Tërheqja e Gareth Bale nga futbolli “pushton” mediat angleze

Tërheqja e Gareth Bale nga futbolli “pushton” mediat angleze

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Deputetja e PD jep alarmin: Irani do të sulmojë Manzën. Çfarë masash po merr qeveria?

VIDEO / Deputetja e PD jep alarmin: Irani do të sulmojë Manzën. Çfarë masash po merr qeveria?

March 3, 2026
Gracka e Ramës, si po e zhvesh rinumërimi Sali Berishën nga alibia e ‘farsës zgjedhore’

SONDAZHI / Sot, PS do të fitonte me 48%. PD ka mbështetjen më të ulët që nga 11 maji

March 3, 2026
Rama publikon pamje nga “Aleksandër Moisiu”: 45 auditorë dhe 15 laboratorë, investim për 1700 studentë

Rama publikon pamje nga “Aleksandër Moisiu”: 45 auditorë dhe 15 laboratorë, investim për 1700 studentë

March 3, 2026
Sulmet iraniane në Kuvajt, humbin jetën gjashtë ushtarë amerikanë

Sulmet iraniane në Kuvajt, humbin jetën gjashtë ushtarë amerikanë

March 3, 2026
Dita e sotme me alternime kthjellimesh dhe vranësira të dendura

Dita e sotme me alternime kthjellimesh dhe vranësira të dendura

March 3, 2026
A rrezikohet Shqipëria nga super-raketat iraniane? Flet ish-këshilltari i Bill Clinton dhe Barack Obamës

A rrezikohet Shqipëria nga super-raketat iraniane? Flet ish-këshilltari i Bill Clinton dhe Barack Obamës

March 3, 2026
Raport i ri me drejtësinë, jo me pavarësinë

Rama mbledh sot Kryesinë e PS-së, çfarë pritet të ndodhë

March 3, 2026
Izraeli nis sulme të reja ndaj Teheranit dhe Bejrutit, SHBA: Goditjet më të forta ndaj Iranit ende s’kanë ardhur

Izraeli nis sulme të reja ndaj Teheranit dhe Bejrutit, SHBA: Goditjet më të forta ndaj Iranit ende s’kanë ardhur

March 3, 2026
SHBA ngrin të gjitha ndihmat e huaja në mbarë botën, përjashtim bëjnë vetëm Izraeli dhe Egjipti

Rubio: Irani kërcënim real për SHBA-të, ndaj e sulmuam. S’kanë parë ende goditjet e forta

March 2, 2026
Largimi i trurit/Banka Botërore: Shqipëria ka 13% të popullsisë me arsim të lartë, 45% kanë emigruar

Sondazhi: 50.3% e shqiptarëve mendojnë se opozita është përgjegjëse për emogracionin

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In