Sot u shmang tragjedia në Kategorinë e Parë. Në ndeshjen mes Pogradecit dhe Shkumbinit, portieri 19 vjeçar i vendasve, Erdis Alliu ka marrë një goditje në kokë nga një lojtar kundërshtar, që e ka bërë të shtrihet pa ndjenja në fushë, pasi ngriti këmbët lart më shumë se ç’duhet.
Fatmirësisht, ndërhyerja në kohë e stafit mjekësor ka dhënë efektet e veta, duke shmangur kështu një rast që mund të përfundonte shumë keq.Në Pogradec kishte edhe tifozë, të cilën përjetuan momente ankthi. BW