Kjo është shfaqja e saj e parë që pas ndarjes nga aktori Brad Pitt. Angelina Jolie ka regjistruar një videomesazh për Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve, që përkon me fushatën e re të kësaj gjykate për rregullat për fëmijët.“Ndjekja penale e suksesshme qoftë në Gjykatën Ndërkombëtar të Krimeve apo diku tjetër është pjesë e përpjekjeve të gjata të brezave. Kjo është drita që unë besoj se rregullat e reja të gjykatës për fëmijët duhen parë”, thotë 41-vjeçarja. E derguara speciale për komisionerin e lartë të OKB-së për refugjatët thotë se “Njerëzimi i detyrohet fëmijëve. Ne e dimë se duhet të japim më të mirën për fëmijët”.