Dy shqiptarë kanë përfunduar në pranga të policiës italiane dy ditë më parë. Shqiptarët e moshave 35 dhe 28-vjeç u arrestuan nga policia e Padovës pasi dyshohen se janë autorë të 20 kilogramë drogë.
Ata u ndoqën ‘këmba këmbës’ nga agjentët në rrugën Configliachi, jo shumë larg Prato della Valle. Të rinjtë ishin në një makinë dhe njëri nga të dy hyri në një ndërtesë dhe u largua pak më vonë me një qese të rëndë. Pasi u larguan me automjet, ata u ndaluan nga policia disa minuta më vonë. Shoferi u përpoq të ikte në këmbë duke u futur fshehurazi në një ndërtesë, por të dy u kapën dhe u dërguan në komisariat.
Ata kishin fshehur gjysëm kologram mariuanë në vendin e airbag, në anën e pasagjerit. Pas kontrollit të banesës, shqiptarëve iu u sekuestruan dhe 5.5 kilogram kokainë dhe gati 10 kilogram hashash së bashku me një revole.g.kosovari











