Një aksident ka ndodhur në rrugën “Demokracia” në Tiranë ku një 35 vjeçar ka përplasur me motomjet një 9 vjeçare dhe është larguar nga vendngjarja.
Pas disa orë hetime policia ka identifikuar autorin si dhe ka bërë të mundur arrestimin e tij.
Si pasojë policia i ka sekuestruar dhe motomjetin.
I riu u vu në pranga nën akuzën “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.
Bëhet me dije se e mitura është transportuar në spital ku dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme./m.j











