Në videon e mëposhtme shfaqen momentet kur dy automjete për pak sa nuk përplasen në një rrethrrotullim.
Por, edhe pse kontakti nuk ndodhi, nervozizmi i shoferit me gruan që për pak shkaktoi aksidentin është i madh.
Ai del nga makina e tij dhe nis ta ofendojë shoferen tjetër, një grua franceze.
Në fund, ai godet me shkelm automjetin e saj për të nxjerrë gjithë dufin dhe largohet.
Acarimi i tij erdhi pasi në momentin e frenimit, i ishte derdhura kafja në trup.
Episodi ka ndodhur në Ëatford të Britanisë së Madhe. Videoja u bë publike nga vetë gruaja që u befasua nga reagimi.
“Jam transferuar prej vetëm dy javësh në Britaninë e Madhe dhe ja mirëseardhja”, shkruan Marie Kervella në rrjete sociale./a.m.