Një “Benz” dhe një “Volkswagen” janë përplasur këtë pasdite në Tiranë në Rrugën e Durrësit. Një nga makinat e përfshira në aksident, tip “Volkswagen Golf” ka kapërcyer mbi trotuar edhe ka goditur pemën.
Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga “Shqiptarja.com”, automjeti ka pësuar dëmtime në pjesën e parakolpit.
Për pasojë ka mbetur e lënduar një grua e cila është transportuar me ambulancë në drejtim të QSUT. Mësohet se ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën. /b.d