Prej disa kohësh po përflitet një ndarje mes aktorit të humorit Bes Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj. Kjo u aludua vazhdimisht në media por asnjëri nga palët nuk dha një deklaratë.
Kësaj radhe ka qenë Besi i cili në një rrëfim të fundit në një program tha se janë të ndarë dhe se fëmijët jetojnë me Xhensilën.
Ditën e djeshme këngëtarja ka festuar 30-vjetorin e lindjes, ku së bashku me një rreth të ngushtë shoqëror ka organizuar një mbrëmje private.
Së bashku me mikeshat e saj nuk mund të mungonin edhe fëmijët e saj, ku disa nga pamjet edhe janë publikuar në rrjete sociale.
View this post on Instagram