VIDEO/ A është e shëndoshë kjo modele?
Modelja nga Suedia, Agnes Hedngard, është refuzuar nga shtëpitë e modës, për një arsyeje shumë qesharake.
Asaj i është thënë se është shumë “shëndoshë” për të qenë pjesë e pasarelës. “Është absurde dhe e urrej këtë gjë”, është shprehur 19 vjeçarja në një video në YouTube.
Aty Agnes tregon se është detyruar që të largohet nga industria e modës, edhe pse që prej moshës 19 vjeçe ishte pjesë e kësaj industrie.
Në klip, Agnes, shihet e veshur me një palë rroba banjoje dhe mund të shihet qartë se është mjaft thatanike, mirëpo sipas tyre ajo peshon më shumë se që duhet.
“Ata mendojnë që prapanica ime është e madhe dhe që ijet e mija janë shumë të gjera. Sipas industrisë së modes, nuk duhet të dukesh kështu si unë. Pra sipas tyre, unë duhet të jem më thatanike”, shprehet ajo.