• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

(Video) Rrëfimi i shqiptarit për kampin e xhihadistëve të ISIS 

by Aalison Pearse Stevens
10/05/2016 13:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ky i ri ishte vetëm 14 vjeç kur ra pre e më pas iu shpëtoi kthetrave të ideologjisë së ISIS’it në Kosovë. Vetëm pak ditë para se të merrte rrugën për xhihad në Siri, pasi ishte zbuluar nga familja e tij, babai e kishte detyruar që të denonconte rekrutuesit kosovarë të ISIS’it në polici. 5 vite pas, ai bashkë me Gazetën Express u kthye në kampin ku me rreth 120 bashkëmoshatarë të tij ishin indoktrinuar për xhihad, për të rrëfyer historinë dhe përjetimet e tij të asaj kohe, duke u bërë personazhi kryesor në dokumentarin e Zona Express, “Kampet e Zeza”, që u transmetua të dielën në Klan Kosova.

Denoncimi i tij në polici, për aktivitetin e dyshimtë të imamit nga Gjilani Zekeria Qazimi, ndonëse pa dëshirën e këtij të riu, por me detyrimin e babait të tij, u bë pikënisje e hetimeve e me vonë aktakuzës ndaj imamit të xhamisë “El Kaddus” dhe 6 bashkëpunëtorëve të tjerë, mbi dyshimet se rekrutuan disa të rinj për t’iu bashkangjitur luftërave fetare në Siri e Irak.

“Në fillim (Zekria Qazimi) u kon shumë i mirë, u paraqitë si imam në lagje. Na kemi dhanë nënshkrimet që mu pranu imam i kësaj lagje. Nuk u kon ai nënshkrim veç prej neve fëmijëve, po prej krejt lagjes… U dok si njeri i mirë, do me thanë skena pas diçka të keqe, se nuk e kena njofton në fillim”, tregon ai.

Sot, 19 vjeçari, që për një kohë ishte indoktrinuar me ideologjinë vehabiste, e cila sipas Parlamentit Europain është ideologji e lidhur me terrorizmin, rrëfen për herë të parë për “kampin veror”, ku imami Zekeria Qazimi dhe bashkëpunëtorë të tjerë, rekrutuan dhjetëra xhihadistë kosovarë, disa prej të cilëve arritën të shkonin deri në token e Shamit, ku humben jetën, e një pjesë u kthyen të gjallë për të rënë në duart e autoriteteve kosovare.

Fatin si të këtyre të fundit e pati edhe vetë imami Qazimi, që në pjesën e fundit të vitit 2014 u bë i akuzuari i parë për rekrutimin dhe përhapje të ideologjisë terroristë në Kosovë.

Ndërsa, personazhi i Zona Express, arriti të dalë nga kjo ‘shpëlarje e trurit’, nga e cila deri më sot e kanë pësuar me jetë përafërsisht 60 kosovarë. Ai tregon për herë të parë se në Kosovë, në vitin 2011, kishte ekzistuar një kamp ku rekrutoheshin terroristë të rinj, në të cilin morën pjesë mbi 120 kosovarë – pjesa më e madhe e tyre fëmijë – prej moshës 14 – 24 vjeç.

“U kon një si shupë, si shtall e lopëve me thanë. Jon kon një shpi, njo ku kena nejtë na u kon e mykët, qaty kemi nejt ditën e parë që kemi shku, natën kur kemi hy aty e kemi pa që shpija veç që nuk u shemb, tan natën kemi nenjt zgjut pa gjumë. Të nesërmen kemi flejt në livadh në tokë”, përshkruan ai kampin.

“Për fe na ka kallxu që për shembull nëse të fol dikush për fe, hë baba, hë nana, këto i ka përmend me një fshat që quhet Debëllde kur jena ka, ka thanë baba e nana për fe nuk janë kurgjo. Lidhje me fe s’kan hiq kurgjo. Lirisht si ke prindë , mundësh me iu ba diçka të keqe që folin për fe diçka. Jo veç nana e baba po çdo njeri që të kundërshton për fe mundësh me akuzu”, kujton ai mësimet që i morri sa qëndroi për një javë në kamp.

Brenda këtij kampi të vendosur në fshatin Debëllde të Vitisë, imami Zekeria Qazimi me bashkëpunëtorë të tij, në mesin e tyre edhe tashmë kreu i terroristëve shqiptarë në ISIS, Ridvan Haqifi, fëmijëve iu mësohej ideologji që përputheshin me atë të ISIS’it dhe Al Nussra’s , u shfaqeshin filma me skena horror dhe përmbajtje religjioze kundër të krishterëve dhe hebrenjve. Madje, iu mësohej edhe si të përdornin shpatë.

“Në Debëllde jena kon me njëfarë vendi të rrethakuar, skena guxu me fol me kërkon. Kena pas dofarë ushtrime si të kota, po na si kena marrë vesh se jena kanë në moshën 14 vjeçare. Qaty pak e morëm hapin për Siri. I kena pas tema të Sirisë, i kena pas qeso ekrane, na kanë leshu filma qysh me marr guximin edhe na, prej qasej moshe. Na kanë sillë si rrethë, nuk na kanë thanë bash drejtpërdrejtë, që është mirë, shkon në xhenet, e qeso sene, tani na kanë filma mi marr hapat edhe na qeshtu”, tregon dëshmitari.

Ndiqeni më poshtë të plotë rrëfimin e dëshmitarit, të ilustruar me pamje reale gjatë mbajtjes së ‘kampit veror’ në Debëllde të Vitisë. Ai, gjatë rrëfimit ekskluziv, tregon se si ishte detyruar nga babai i tij ta denoncojë përgjegjësin e kampit – Zekeria Qazimin, si kishte refuzuar të flasë para organeve të rendit. Dhe për torturat e policisë që e detyruan të rrëfejë historinë e tij.

Në rrëfim, dëshmitari, tregon edhe se si kishte nisur të shoqërohej me Imamin Qazimi dhe të dyshuar tjerë për terrorizëm. Si dhe pse kishte shkuar në këtë kamp. Çka u kishin ligjëruar, dhe si ishin mashtruar ata nga Zekeria Qazimi se do të qoheshin në ekskursion në vendet e ndryshme të Kosovës? Si ishin detyruar t’i mashtronin prindërit, duke mos u treguar se gjenden në Debëllde të Vitisë. E në fund, si e zbuluan familja se ai ishte gati të ikte për të luftuar në Siri e Irak. Çka u kishte thënë Imami Zekeria Qazimi në ligjëratat e tij, se si duhet sjellë me prindër nëse ata u kundërshtojnë për fe? Si ua hoqi hoxha frikën që të flinin në male, dhe si i bëri të besojnë në një shishe uji që duhej ta pinin çdo ditë, pa i treguar askujt?

I riu, sot duket i shëruar nga ideologjia që iu mësua sa ishte fëmijë. Duke rrëfyer për kujtimet që çdo herë do ta ndjekin pas, ai flet edhe për pendesën e tij dhe rrezikun se si mund të bien edhe shumë të rinj të tjerë pre e kësaj ideologjie të rrezikshme. E natyrisht, asnjëherë s’e harron falënderimin për babin, i cili e nxori nga kjo rrugë e errët, që ia destinoi atij një fat që nuk e kishin shumë shokë të tij nga ky kamp.

“Nuk ja vlen me shku me humb jetën, për valluan me vllaun me mytë, se atje është lufta mysliman me mysliman, ama këta nuk janë mysliman këta janë qafira”, mendon sot i riu.

“Feja nuk është e keqe, ama ISIS është i keq, lufta që bahet atje është e keqe”, thotë ai.

Sot, këto shtëpi që dikur ishin kampe rekrutimi të xhihadistëve kosovar, në Devëllde të Vitisë, njëra përdoret si shtëpi banimi për një familje që jeton në skamje – përkundër kushteve të tmerrshme për, ndërsa tjera përdoret si pushimore për vizitorë.

Gazeta Express, për shkaqe të sigurisë dhe mbrojtjes së dëshmitarit, ka ruajtur identitetin e të riut, duke mos i publikuar emrin, dhe gjatë rrëfimit i ka mbuluar fytyrën dhe ndryshuar zërin. Njëjtë, është vepruar edhe me emrat e tjerë, të cilët dëshmitari i përmend të kenë qenë pjesëmarrës në kamp.  Intervista me dëshmitarin është ilustruar edhe me pamje reale të kampit të zbuluara dhe shfaqura nga Zona Express në dokumentarin “Kampet e Zeza”.

Dokumentarin e plotë, “Kampet e Zeza”, të transmetuar të dielën në Klan Kosova – prodhuar nga Gazeta Express, mund ta ndiqini të plotë, më poshtë.

AUTORI:MENTOR GJERGJAJ (ma.me)

Next Post

PD dhe LSI reagojnë pas dhunimit të gazetarit, opozita fajëson autoritetet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

March 7, 2026
Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

March 7, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

March 7, 2026
Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

March 7, 2026
“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

March 7, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Ndal abuzimit me naftën!

March 7, 2026
47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

March 7, 2026
Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

March 7, 2026
“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

March 7, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In