Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Gizzeria në jug të Italisë.
Një 29 vjeçare rumune u shpëtua nga policia pasi mbahej skllave dhe ishte përdhunuar për 10 vite rresht.
I arrestuar si autor është një 52-vjeçar, i cili kishte mbajtur gruan të mbyllur brenda një bodrumi gjatë gjithë këtyre viteve.
29-vjeçarja ka lindur dy fëmijë si rezultat i abuzimit seksual me dhunë, 3 dhe 9 vjeç. Edhe fëmijët mbaheshin të mbyllur brenda bodrumit. Asnjëri prej tyre nuk kishte kontakt me mjedisin e jashtëm. Dhoma ku gruaja dhe fëmijët qëndronin ishte pa elektricitet dhe pa ujë.
Hetimet e policisë italiane zbuluan në identifikimin e 52-vjeçarit dhe gjatë kontrollit në banesë u gjet bodrumi ku ai mbante të mbyllur prej 10 vitesh 29 vjeçaren dhe dy fëmijët e saj.
I arrestuari akuzohet për dhunë, skllavëri, sulm seksual dhe përdhunim. Ndërkohë, kujdesi social italian po trajton gruan dhe dy të miturit./a.ç