• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO/ 2 mijë argjentinas pluskojnë duke kapur duart… një rekord i ri Guinnes

by Java News
01/02/2017 20:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Afro 2.000 persona pluskuan në një vijë në një liqen të kripur në Argjentinë, duke vendosur një rekord të ri botëror Guinness për numrin e personave që pluskojnë teksa mbajnë duart.

Anëtarë të Librit të Rekordeve Guinness certifikuan se 1.941 persona pluskuan njëkohësisht për 30 sekonda në liqenin Epecuen, i ndodhur në jug-lindje të provincës së Buenos Aires. Rekordi i mëparshëm ishte vendosur në 28 qershor 2014 nga liqenin e Diellit dhe Hënës në Taivan, ku 634 persona pluskuan në një linjë, duke përdorur pajisje noti.

Pjesëmarrësit në Argjentinë nuk patën nevojë për pajisje ndihmëse, pasi uji i liqenit Epecuen është tepër i kripur. Liqeni është hiperdetar dhe përmban të paktën 10 herë më shumë kripë se deti, duke i ndihmuar pjesëmarrësit të pluskojnë natyralisht, sipas organizatorëve.

Rekordi botëror u vendos gjatë një festivali të turizmit termal lokal. Liqeni është i krahasueshëm vetëm me Detin e Vdekur dhe është i dobishëm për qetësim, sipas autoriteteve vendore.

Vizitohet çdo vit nga vizitorë të panumërt të cilët shijojnë perëndimin mbi liqen, plazhin ekologjikisht të qendrueshëm dhe Villa Epecuen, një qytet i famshëm spaje dhe resort në brigjet e liqenit.

Në 1985, qyteti u përmbyt kur liqeni doli nga shtrati për shkak të reshjeve të dendura. Rezidentët dhe turistët u detyruan të evakuoheshin pasi shtëpitë dhe godinat u fundosën nën thuajse 10 metra ujë të kripur.

Ndërtesat në qytet tashmë janë ngritur mbi ujin dhe zona është kthyer sërish në një pikë turistike, ku vizitorët shijojnë atmosferën apokaliptike./oranews/a.k

Next Post
Ahmeti jep siguri pas takimit me Ivanovin: Opsionet mbeten të hapura

Ahmeti jep siguri pas takimit me Ivanovin: Opsionet mbeten të hapura

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

March 18, 2026
39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

March 18, 2026
Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

March 18, 2026
Kosova, një pavarësi shkruar me sakrificat e të gjithë shqiptarëve!

Paradoksi i ‘kultivuesve të ferrës’, pse partitë tona nuk prodhojnë demokraci

March 18, 2026
Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

March 18, 2026
“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD Arjan Ndoja flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD Arjan Ndoja flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

March 18, 2026
Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

March 18, 2026
Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

March 18, 2026
“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

March 18, 2026
Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In