Policia italiane ka shkatërruar një organizatë të fuqishme të trafikut ndërkombëtar të drogës të përbërë nga shqiptarë, italianë dhe shtetas rumunë. Në operacionin e zhvilluar në Rimini, policia sekuestroi sasi të mëdha droge dhe një shifër prej 5 milionë eurosh.
Sipas autoriteteve italaine, u kapën 90 kg heroinë, 10 kg kokainë dhe mbi 2 ton kanabis sativa.
Banda ishte nën hetim prej 3 vitesh. Dyshohet se lënda narkotike trafikohej nga Shqipëria përmes rrugës ujore kryesisht, me skafe me motorë të fuqishëm./a.m.