Shtetasi belg me origjinë shqiptare ka fituar Lotarinë Europiane në shumën 168 milionë euro.
45-vjeçari ka fituar të martën në Lotarinë Europiane. Biletën ai ka treguar se e bleu në pikën e shitjes në Scharbeek – lagje në Bruksel, shkruan media Lacapitale.
Shqiptari gjithashtu ka thënë për mediat se ai luan rregullisht Lotari tash e 10 vjet.
Pesë numra e shtynë shqiptarin të jetë fituesi i 168 milionë eurove.