• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

Vetura të “ndyta”!

by A R
05/01/2017 18:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artan Fuga

I çuditshëm një projekt-vendim që duket sikur bazohet te parime ekologjike dhe morale të padiskutueshme, por që në fakt nuk ke se nga ta kapësh për ta justifikuar. Shqiptarët që zotërojnë vetura më të vjetra sesa prodhimi i vitit 2000, duhet të bëhen gati të paguajnë thasë me parà për t’i pajisur me vegla që i bëjnë ato të jenë në norma nxjerrjesh gazrash nga prapa, njësoj se veturat pas këtij viti prodhuar.

Do të ishte njësoj sikur të na thonë se ju që keni apartamente përpara vitit ta zemë 1990, duhet t’i rilyeni, ose të ndryshoni saraçineskat e ujit sepse janë të vjetra dhe jo sipas normave të sotme!

Ore, blerësi që e ka blerë rregullisht mallin e tij e konsumon deri sa të dojë!

Dhe na thuhet se qenka përvojë europiane, kur ne shohim se ka vende të zhvilluara në Europë që nuk seleksionojnë veturat sipas viteve të prodhimit, por sipas sasisë dhe llojit të gazrave që lëshojnë nga prapa në ajër. Kjo është drejtësi. Secili të penalizohet ose të vihet përballë përgjegjësisë për faktin e ndotjes të mjedisit, dhe jo sipas vitit të prodhimit të veturës.

Ka vetura supergjigande që kanë bosët në përdorim që bëjnë pis me gazrat që nxjerrin nga prapa shumë më tepër sesa veturat e “ndyta” të popullit, rrakazhdrake, megjithëse bosat i kanë të prodhimit të fundit, kurse plebejtë i kanë pothuajse arkeologjike.

Bosat nxjerrin gazra nga prapa dhe ne nga pas i pimë e sëmuremi nga kancerat e mushkërive!

Përndryshe na thoni troç se na duhen lekë dhe do t’i mbledhim me çdo kusht. Përndryshe na thoni se duam t’ju çojmë në derë të miqve tanë koncesionarë për të blerë vetura të reja, qafira! Përndryshe na thoni se ju duam si më parë, ne në zima, varshava, benza, si efendikoj, ju plebejtë në këmbë, mbi trotuare që të luftoni diabetin dhe të merrni ajër të pastër nën pemë mimozash.

Qafira!

Se që ka një prirje të dukshme për ta zbritur shqiptarin e mesëm dhe të shtresave ekonomikisht me pak të ardhura nga vetura, për t’ua nxirë jetën, kjo as nuk diskutohet.

Parkingje me lekë, rrugë të ngushta, trafik i bllokuar në mënyrë kriminale nga gjoja riparime sheshesh, rrugë pa fund të bllokuara, gjoba pas gjobash, etj.

Po ja nxijnë jetën derisa të dorëzojë veturën! Që të kurojë pak diabetin, pra!

Se ku ka rihypur përsëri në kokë që të shohë sheshe e bulevarde bosh, si kulmi estetik i një urbanizimi alla 1984!

Kundër ndotjes dhe për ajër të pastër! Kush veç popullit qafir, neve pra, është më i interesuar më shumë! Ne po vdesim nga kanceret e mushkërive, nuk po vdesin shefat e bosave dhe bosat e shefave që i kanë ndërtuar shtëpitë majë kodrave dhe maleve, ohoho në ajër të pastër.

Ju qafira poshtë dhe ne bosat lart! Ky është parimi urban.

Ata ikin jashtë qytetit sipas parimit se njeriu nuk ha atje ku …!

Por, lufta kundër ndotjes nuk bëhet as me vendime bashkiake kundër përmjerjes mashkullore nën urat e Lanës, kur e gjitha Lana vjen era urinë qensh shtatzanë, as me vendime anti-veturash “të ndotura”.

Vetura për shqiptarin është element demokratizimi, e ka fituar me revolucion. Marrja e veturave shkon krahas me rrëmbimin e shumë të drejtave të tjera demokratike, si psh e drejta për të zgjedhur direkt përfaqësuesit e vet në Kuvend.

Po ja rrëmbejnë fitoret demokratike një e nga një.

Festoni ju, festoni, njëqindvjetorin e rilindjes demokratike!

Ne po na punojnë qindin!

Kush ndot? Vetura? Jo mor jo! Shihni ndotjen që shkakton një urbanizim që vazhdon të mbledhi gjithë Shqipërinë në Tiranë, te Lana që vjen era urinë. Shihni ndotjen që shkakton fakti që nuk investohet në unazat qytetëse, por krijojmë bllokime disaorëshe në një trafik prej breshke. Shihni mungesën e transporteve alternative si treni, ai ujor. Shihni mungesën e transportit publik kolektiv. Shihni centralizimin e llahtarshëm territorial për qëllime elektoraliste dhe që e bën shqiptarin që edhe për një analizë urine të shkojë në qendër.

Shihni ndotjen që keni shkaktuar ju! Pastaj ndotjen që shkaktojmë ne qafirat, në të ndytët, me maqinat tona të ndyta!

Maqinat tona të ndyta që i përdorim edhe si furgona për të furnizuar dyqanet pa klientë, edhe për ambulanca për gjyshin e sëmurë, edhe si autobuz shkolle për fëmijët, edhe si shtëpi lëvizëse.

Dhe budallai që pretendon se ka matur sesa metra lëviz në ditë një shqiptar me veturë! Lëviz pak thotë! Harron se për cfarë lëviz, dhe çfarë transporton. Hajde budalla hajde. Mashtrues, shejtan, budalla.

Mos na grrini duke na vjelur lekë për çdo gjë, duke na rrjepur e na zhveshur!

Përndryshe na thoni troç : Zbrisni qafira! Hypni në gomerë!

Dhe shihni si këmbësorë si qarkullojmë ne të fortët me zima të zinj!

Ore do të thotë opozita një fjalë apo edhe ata kanë shkuar te koncesionari!

Next Post
Foto/ Kur zhvishet Enca në shtrat

Foto/ Kur zhvishet Enca në shtrat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA ngrin të gjitha ndihmat e huaja në mbarë botën, përjashtim bëjnë vetëm Izraeli dhe Egjipti

Rubio: Irani kërcënim real për SHBA-të, ndaj e sulmuam. S’kanë parë ende goditjet e forta

March 2, 2026
Largimi i trurit/Banka Botërore: Shqipëria ka 13% të popullsisë me arsim të lartë, 45% kanë emigruar

Sondazhi: 50.3% e shqiptarëve mendojnë se opozita është përgjegjëse për emogracionin

March 2, 2026
200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

March 2, 2026
Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

March 2, 2026
“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

March 2, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Muxhahedinët në Manzë janë të stërvitur për luftë”, Hoxha: Shqipëria e rrezikuar nga Irani

March 2, 2026
Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

March 2, 2026
“Deklaratat e Kos për zgjedhjet minojnë besimin e shqiptarëve te institucionet evropiane”/ PD notë-verbale delegacionit të BE

“Shqipëria, Mali i Zi dhe…”, Marta Kos: Katër shtete në pararojë të procesit të zgjerimit

March 2, 2026
“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

March 2, 2026
Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In