Veturat automatike të Google kanë limitin e shpejtësisë prej 40 kilometra në orë, ndërsa tani një nga automobilat e tilla të Google është ndalur nga policia për arsye se po shkonte shumë ngadalë, transmetonkoha.net. Google ka postuar këtë fotografi në rrjetin social të saj Google+, dhe vetura vetë-ecëse nuk ka marrë ndonjë tiketë dënimi për vozitje të ngadaltët.
Ata kishin shkruar: “Sikur edhe ky Polic, edhe njerëzit nganjëherë na ndalin, kur dëshirojnë të dinë më shumë për këtë projekt”.
“Pas 1.2 milionë miljeje të veturës autonomike, ne jemi krenarë që asnjëherë nuk jemi gjobitur” shtuan ata.









