• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vetulla e Velipojës

by Edison Ypi
08/04/2025 16:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Edison Ypi

Sapo prek rrugën e re pasi ke lënë pas Shëngjinin, në horizont të fanepset Velipoja si nuk e kishe përfytyruar kurrë, e fundbotëshme, frymëndalëse, fantastike, prrallore.
Befas nis e dridhesh.

Do të bërtasësh sa të dëgjojë qielli, por s’mundeesh.
Do të shkërrmoqësh ndonjë shkëmb, por s’di se si.
Veç marramendje, shpeshtim i frymëmarrjes, ngadalësim i zemrës, dhe heshtje, shum’ heshtje, veç zhurmë dallgësh dhe cicërrima zogjsh.
Çfarë po ndodh ?

Gjumë apo zgjim ?

Parajsa, Xheheneti, Wall Disney, para syve.
Mos u tremb. Sapo hyre brenda njërës prej mrekullive shqiptare. Mblidhe veten. Po kalon mbi vetullën më të bukur të botës, Vetullën e Velipojës.
Vetulla manitëse e Velopojës nuk dihet cilës prej grave të mia më të bukura dhe më të dashura i përket administrativisht, Lezhës apo Shkodrës. Njëri thotë se kjo vetull krenare është e Lezhës. Tjetri betohet se është e Shkodrës. Mos ngulni këmbë si mushka kot. Lere ç’thonë burokratët. Vetulla superbe e Velipojës nuk është çështje zyrash, është problem shpirtrash, ësht ‘Art. Si e tillë, pra estetikisht, është pjesë e Velipojës. Velipoja pa i kyt’ vetull madhështore te Rana e Hedhun, dhe kjo vetull pa Velipojën parajsore, nuk i pranon, nuk i kupton, nuk i ndjen, asnji poet, asnji estet, asnji piktor, asnji kompozitor, asnji psikanalist, asnji filozof.

Llogaritë e përpikta gjeometrike dëshmojnë qartë se Vetulla e Velipojës është një mahnitje prrallore, një persosje kaotike divine, një mrekulli e Zotit.

Sa të ha syri, se syri, jo vetëm ha, por edhe ngopet ose s’ngopet, madje dhe pi, pra sa të ha dhe të ngopet syri, mahnitu sa të kesh takat me rrënqethjen estetike më të madhe të botës, nga Ulqini te Kepi i Rodonit.
Vetulla e Velipojës ngërthen krejt ngjyrat, tingujt, aromat e planetit, krejt historinë, gjeografinë, estetikën, gjeometrinë, gjeologjinë, stereometrinë, astronominë, numerologjinë, astrologjinë.

Ja infrastruktura natyrore, mali, fusha, kodrat, shkëmbinjtë, relievi, pra skena që Zoti është përkujdesur ta bëjë sa më solide duke e bërë këndin e nguljes reciproke mes elementëve aq sa duhet që asgjë të mos shkulet. Shquhet në këtë infrastrukturë trekëndëshi shkëmbor pitagorian me katetet 3 e 4 dhe hipotenuzën 5 mbi të cilin është ndërtuar rruga.

Ja elementët lëvizës të këtij spektakli mahnitës, ja aromat e ajrit, flladi i pyllit, gjethet e drurëve, pellgjet e lagunës, dallgët e detit që lëvizin, çvendosen, dhe zogjtë që fluturojnë.

Sado makabre duket, s’paska qënë keq ajo shprehja: Ta honksha vetllën.

As tjetra, ajo e atij që e morën për kanibal kur tha: Ta pres vetllën me gjith sye.

Kjo vetull mbi këtë sy plotson përpikmërisht kushtet e proporcionalitetit gjeometrik të bukurisë së përsosur. Zbatimi në çdo detaj i konstantes së Fibonaccit në mardhënien e vazhdueshme përmasore të fushës, lagunës, shkëmbit dhe elementëve të tjerë e dëshmon. I verifikova ato përpjestime dhe i mata ato distanca me sy nji për nji.

Vetulla e Velipojës nuk është shaka’ për tu ksehasur me të duke parë televizor shtrirë në divan duke gërrhitur si derr.

Vetulla e Velipojës është një bukuri serioze, e thellë, reflektive, fatale.
Nën Vetullën e Velopojës, gjithaq madhështor, ndodhet Syri i Velipojës, deti i kaltër.
Mbi Vetullën e Velipojës ndodhet Balli shkëmbor i Velipojës.
Në thellësi të Ballit shkëmbor të Vetullës së Velipojës, dhe prapa malit, ka moçale, burgje, strehime atomike, aeroporte ushtarake.

Vetulla e Velipojës është një ëndërr e qelqtë, delikate, mjegullore. Nuk duhet me ja prish zotnillikun. Duhet me iu afru me kujdes. Po bëre potere, e tremb.
Zoja e ranë Vetulla e Velipojës, sharmi i së cilës ndodhet përtej fjalëve, asht nji bukuri që s’munet me u nda, me u pjestu, me kërrkend tjetër. Sakën se kalon përmes ksaj bukuriet vet i dytë, mik a mikeshë qoftë. Te bukuria e fundbotshme e quajtun Vetulla e Velipojës, shkohet pa shok e miq e tralala, shkohet vetëm me veten.
Kur spektakli të ket përfundu, perdja të ketë rënë, duartrokitjet të kenë rreshtur, dritat të jenë fikur, do
kthehesh i kërrusur.

Pasi e kqyre në çdo skutë vetullën e bukur, vetullën e vrënjtur, Vetullën e Velipojës, dhe nuk u çmende, ji i sigurtë se s’ke për tu çmendur kurrë.
Kthimi nga bukuria tmerruese e Vetullës së Velipojës nuk meriton me qen’ mediokër.

Kthehu nga Vetulla e Velipojës, pa vegla djallëzore, pa navigatorë, pa GPS-a, pa busulla, dhe kaurrllëqe e rraqe të tjera të panevojshme. Orientohu si orientohen të dehurit, vetëm me yjet.

Nga vetulla më e bukur mos u kthe prej rrugës më të shkurtër.

Nga bukuria më e thjeshtë, kthehu aq ngatërrueshëm sa të humbësh. E mira, bjer në ndonjë pus ku të mos gjejnë kurrë, ku ta kalosh rehat nga shpifjet dhe intrigat pjesën e mbetur të Jetës.

Next Post
Nga 10 prilli module të reja për burgjet, Italia merr shembull blloqet e Gjadrit të Lezhës

Persona në pritje të dëbimit/ Italia bën gati listat e emigrantët që do vijnë në kampin e Gjadrit, mes tyre pritet të ketë dhe shqiptarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In