Shkarkohet nga detyra gjyqtari Gjovalin Përnoca, gjyqtar në Apelin e Krimeve të Rënda.
Vendimi është marrë sot nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, me anëtarë Xhensila Pine, Suela Zhegu dhe Olsi Komici.
KPK i gjeti mospërputhje për pasurinë gjykatësit Përnoca, i cili edhe pse kërkoi shtyrje të seancës për të siguruar provat, sërish nuk arriti të justifikonte pasurinë.
Ai është gjykatësi i radhës që del nga sistemi si rrjedhojë e procesit të rivlerësimit. /l.m