• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vettingu, Vangjushi dhe Lulzim Berisha

by Java News
26/12/2016 10:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mentor Kikia
Lirimi i parakohshëm, me kusht, i të dënuarit Lulzim Berisha, u shndërrua, jo pa shumë të drejtë, në një betejë politike, ndihmuar kjo edhe nga zbulimi i një garancie që kishte lëshuar Bashkia e Durrësit për punësimin e tij në sektorët publikë të bashkisë, në rast të lirimit me kusht. Ky, në fakt, është një detyrim ligjor për dënimet alternative që jep gjykata, duke konvertuar ditët e burgut me punë në shërbim të komunitetit. Për këtë arsye opozita vuri në qendër të akuzave kryetarin e bashkisë Vangjush Dako, si një rast i mirë për të bërë politikë. Unë nuk besoj se ka nga ata që mendojnë se Lulzim Berisha e la burgun për shkak të një letër-garancie të bashkisë së Durrësit. Por ajo letër ndodhet në dosjen e tij dhe gjykatësit e përdorën si një argument. Mjafton kjo që kreu i bashkisë së Durrësit të jetë së paku moralisht përgjegjës para bashkëqytetarëve të tij. Por, le të supozojmë për një çast, që kryetarët e bashkive do të çmenden dhe do të kërkojnë, propozojnë apo japin garanci, për lirimin e Emiliano Shullazit, Aldo Bares, Zani Caushit, Gaxhait…. Do të mjaftonte kjo që këta baronë të krimit të lënë burgjet? Padyshim që jo. Sepse autoriteti përgjegjës për një vendim të tillë është një dhe vetëm një; gjykata.
Lirimi i Lulzim Berishës, në vetvete nuk prodhoi asnjë reagim publik politik. U desh të fliste ambasadori amerikan Donald Lu, që akuzoi ashpër gjykatësit që dhanë vendimin, si të korruptuar, që politikës t’i dilte “gjumi” i heshtjes, i frikës dhe të tjerave bashkë.
Për maxhorancën ishte një rast i mirë që të bërtiste sërish: “Vetingu! Ai i zgjidh këto punë. Ja pse opozita e bllokon, që të dalin kriminelët nga burgu”. Duke e propaganduar një ligj për kontrollin e gjykatësve e prokurorëve si një ilaç çudibërës, që do të shërojë si me magji plagët e korrupsionit në drejtësi, korrupsionit në administratë, në spitale dhe çdo plagë tjetër në trupin e shtetit tonë që lëngon në shtratin e agonisë.
Ndërsa grupimit opozitar i doli në shteg letra e firmosur nga Dako, për të ngritur furtunën e akuzave se Lulzim Berishën e liroi Rama vetë. Kaq mjaftoi që askush të mos merret, në fakt, me ata që ideuan dhe firmosën lirimin e Berishës. Njësoj si në atë skeçin e vjetër të estradës së Fierit, ku të gjithë akuzonin rojën e stallës për vjedhjen e lopës, derisa në fund ai bërtiti: Po daleni more, po ai që e vodhi lopën nuk ka asnjë faj?
Devijimi i çështjes dhe shndërrimi i saj në një betejë vetëm politike, i bëri, në fakt, një shërbim të madh autorëve të vërtetë, duke i lënë në heshtje. Lirimi i Lulzim Berishës nuk është mëkati i vetëm dhe më i madhi i drejtësisë në këtë drejtim. Ai është vetëm një nga dëshmitë flagrante të një mekanizmi korruptiv e të inkriminuar të sistemit të drejtësisë, e posaçërisht gjykatës. Lirimi i Berishës kaloi përmes një kronologjie të paracaktuar e paramenduar, që me heqjen e burgimit të përjetshëm dhe shndërrimit të tij në 25 vjet burg, nga Gjykata e Lartë, dhe uljet e njëpasnjëshme të dënimit, me nga disa javë e disa muaj. Për t’i vënë kapak me manipulimin e llogaritjes së kohës së dënimit nga vetë administrata e burgjeve, për të plotësuar kriterin ligjor të kërkesës për lirim me kusht. Askush nuk foli kur ndodhnin këto. Në të njëjtën sallë ishin edhe prokurori edhe gjykatësi. Edhe aktorët e politikës i dinin të gjitha këto. Askush nuk i akuzoi gjykatësit e lartë si të korruptuar, të inkriminuar apo të politizuar. Askush nuk i akuzoi as gjykatësit e apelit kur e finalizuan këtë aksion. Prokuroria u detyrua të hapte një hetim pas reagimit të fortë publik, e veçanërisht të Ambasadës Amerikane, por nuk hetoi asnjë rast më herët për shkaqet e uljes së dënimit. Ndërsa politika thjeshtë gjeti një rast për tu grindur më shumë, me shpresën se do të fitojë kredite elektorale. Qeveria akuzoi opozitën për bllokimin e vetingut dhe mbrojtjen e gjykatësve të korruptuar, ndërsa opozita akuzoi Ramën dhe Vangjush Dakon si autorë të lirimit të Berishës dhe si shembull i lidhjes së politikës me krimin.
Në fakt, lirimi i Berishës duhej të shërbente si një alarm për të verifikuar dosjet VIP-ve të krimit që kanë lënë burgjet për arsye shëndetësore apo sjellje të mirë. Të verifikohen kartelat mjekësore, për të parë nëse në dosjet e tyre janë analizat dhe ekzaminimet e tyre, apo janë futur ato të personave të tjerë që vuajnë realisht nga sëmundje të pashërueshme. Por mënyra më e mirë për të mos hetuar një çështje, është ta përziesh me politikë.

Next Post
Antimafia me dorë të hekurt/ Sekuestrohen në Shqipëri pasuritë e 2 bosëve shqiptarë të drogës

Antimafia me dorë të hekurt/ Sekuestrohen në Shqipëri pasuritë e 2 bosëve shqiptarë të drogës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA ngrin të gjitha ndihmat e huaja në mbarë botën, përjashtim bëjnë vetëm Izraeli dhe Egjipti

Rubio: Irani kërcënim real për SHBA-të, ndaj e sulmuam. S’kanë parë ende goditjet e forta

March 2, 2026
Largimi i trurit/Banka Botërore: Shqipëria ka 13% të popullsisë me arsim të lartë, 45% kanë emigruar

Sondazhi: 50.3% e shqiptarëve mendojnë se opozita është përgjegjëse për emogracionin

March 2, 2026
200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

March 2, 2026
Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

March 2, 2026
“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

March 2, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Muxhahedinët në Manzë janë të stërvitur për luftë”, Hoxha: Shqipëria e rrezikuar nga Irani

March 2, 2026
Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

March 2, 2026
“Deklaratat e Kos për zgjedhjet minojnë besimin e shqiptarëve te institucionet evropiane”/ PD notë-verbale delegacionit të BE

“Shqipëria, Mali i Zi dhe…”, Marta Kos: Katër shtete në pararojë të procesit të zgjerimit

March 2, 2026
“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

March 2, 2026
Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In