• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vettingu, “thembra e Akilit”/ A vendosi drejt Gjykata Kushtetuese? Flasin ekspertët e ligjit

by Java News
25/10/2016 19:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata Kushtetuese ka ndërmarrë sot një veprim të paprecedentë, pasi praktikisht ka marrë një vendim që prek drejtpërdrejt të ardhmen e anëtarëve të saj.

Por sipas konstitucionalistëve, ajo që vuan më shumë nga ky vendim është pikërisht Reforma në Drejtësi, për shkak se sipas Kushtetutës, kjo gjykatë nuk ka asnjë afat shqyrtimi të kërkesës finale, duke bërë që reforma të shtyhet në kohë, minimalisht pas zgjedhjeve të vitit 2017.

“Është problemi i konflikti të interesit që ka kjo Gjykatë Kushtetuese, pasi do t’i nënshtrohet edhe vet procesit të ‘vetting’-ut. Pra ajo po gjykon një ligj, që do ta gjykojë edhe atë, do ta kontrollojë edhe Gjykatën Kushtetuese”, shprehet Çlirim Gjata, ish-kryetar i KQZ-së.

“Unë e shikoj si një zgjidhje në kushtet e mungesës së një rrugëdaljeje që kishte Gjykata Kushteteuse, e cila nëse do të shprehej për antikushtetutshmërinë, ajo që kishte kërkuar opozita, do të akuzohej për konflikte interesi”, thotë opinionisti Arjan Vasjari.

“Ajo ku do të mbështetet ‘Venecia’, thelbi i saj është fakti nëse ky ligj i tejkalon ato që ka vendosur Kushtetuta e re, apo nuk i tejkalon? Cënohet sadopak parimi i pavarësisë së gjyqësorit nga ky ligj? Po qe se ata arrijnë në mendimin që cënohet sadopak, këtu nuk të fal Europa, këtu s’të fal Venecia. Kështu që, nëse ‘Venecia’ i jep një minus sado të vogël këtij ligji, atëherë Gjykata Kushtetuese do ta rrisë masën e minusit. Kjo do të bëjë që gjithçka të kthehet nga e para. Atëherë e gjithë ajo Kushtetutë, 140 votat dhe për më keq të gjitha ato duartrokitje do të presin, ndoshta edhe pas zgjedhjeve”, shton më tej Gjata.

“Jemi absolutisht në kohë për të parë, absolutisht përpara zgjedhjeve dhe nuk ka lidhje fare me zgjedhjet, të shohim të implemetuar konkretisht aplikimin e Reformës në Drejtësi dhe të ‘vetting’-ut, i cili në fakt ngelet ‘thembra e Akilit’, në fakt është vet reforma. Jam i bindur që nuk ka lidhje fare me zgjedhjet. Por besoj që ky është një impas totalisht kalimtar, që nën gjykimin tim nuk do të prekë aspak në terma kohorë e jo substancialë, aplikimin e Reformës në Drejtësi dhe ‘vetting’-un, besoj në harkun kohor të 60-90 ditëve”, tha gjithashtu Vasjari./tch/a.k

Next Post
45-vjeçarja që fitoi betejën me kancerin apel grave: Kryeni vizita!

45-vjeçarja që fitoi betejën me kancerin apel grave: Kryeni vizita!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Goditet rrjeti mafioz shqiptar në Ekuador, 16 të arrestuar dhe mbi 7 tonë drogë e sekuestruar

Goditet rrjeti mafioz shqiptar në Ekuador, 16 të arrestuar dhe mbi 7 tonë drogë e sekuestruar

March 3, 2026
Pse Bashkimi Evropian duhet të ndërhyjë, nëse një shtet anëtar sulmohet! Klauzola që krahasohet me nenin 5 të NATO-s

Pse Bashkimi Evropian duhet të ndërhyjë, nëse një shtet anëtar sulmohet! Klauzola që krahasohet me nenin 5 të NATO-s

March 3, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

Pse emigrojnë të rinjtë sot?

March 3, 2026
Si do të ndikojë lufta në Iran në tregjet energjtike? Trump: Çmimet e naftës do të jenë të larta për pak kohë!

Si do të ndikojë lufta në Iran në tregjet energjtike? Trump: Çmimet e naftës do të jenë të larta për pak kohë!

March 3, 2026
Frrok Çupi: Berisha është një prej aleatëve të Iranit, nuk është politikan, por vrasës

Frrok Çupi: Berisha është një prej aleatëve të Iranit, nuk është politikan, por vrasës

March 3, 2026
Tension në Komisionin për Diasporën; Arkend Balla – Ina Zhupës: Lini dhunën, t’i kthehemi punës

Tension në Komisionin për Diasporën; Arkend Balla – Ina Zhupës: Lini dhunën, t’i kthehemi punës

March 3, 2026
Takimi me Merz, Trump: Kemi neutralizuar kapacitetet ushtarake të Iranit

Takimi me Merz, Trump: Kemi neutralizuar kapacitetet ushtarake të Iranit

March 3, 2026
Punëtori bie nga lartësia në Gjirokastër, dërgohet me urgjencë në spital

Punëtori bie nga lartësia në Gjirokastër, dërgohet me urgjencë në spital

March 3, 2026
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka kritika për Trump: Po destabilizon botën!

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka kritika për Trump: Po destabilizon botën!

March 3, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, rriten temperaturat

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë, temperaturat priten deri në 21 gradë Celcius

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In