• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vettingu/ Shkarkohet kunata e Mirel Mërtirit. Prokurorja, probleme dhe në të tre kriteret e rivlerësimit

by Java News
29/01/2024 19:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pasi gjeti probleme në të tre kriteret e rivlerësimit dhe vuri në dukje se lidhjet financiare mes Mariola Mërtirit e bashkëshortit dhe personave pas aferës së inceneratorëve Mirel Mërtiri e Stela Gugallja cënonin besimin e publikut te drejtësia, Kolegji njoftoi shkarkimin e saj nga detyra.

Nga Vladimir Karaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit njoftoi të hënën vendimin për shkarkimin e prokurores Mariola Mërtiri duke vënë në dukje probleme në të tre kriteret, që sipas trupës gjykuese çonin në përfundimin se ajo nuk ishte e përshtatshme për të vijuar detyrën.

Trupa e kryesuar nga Ina Rama, me anëtar Rezarta Schuetz, Sokol Çomo, Albana Shtylla dhe Mimoza Tasi arsyetoi ndër të tjera se Mërtiri kishte mungesë burimesh të ligjshme në kriterin e pasurisë dhe se ishte në shkelje të legjislacionit sa i përket përfitimit të një apartamenti me kredi të butë.

Trupa arsyetoi se shkelje ishte edhe shitja e këtij apartamenti dhe fakti që nuk ishin deklaruar aksionet e bashkëshortit në një kompani. Sipas Kolegjit Mërtiri kishte probleme edhe sa i përket kriterit të figurës.

KPA arsyetoi ndër të tjera se mos deklarimi në formular i marrëdhënies me një person të dënuar tek i cili ishte blerë apartamenti, përbënte shkelje. Sipas Kolegjit fakti që Mërtiri kishte dhënë dorëheqjen nga një çështje me këtë person, e bënte jo bindëse arsyet pse ajo nuk e kishte deklaruar këtë marrëdhënie.

Në të njëjtën kohë KPA gjeti problematike marrëdhënien mes Mërtirit e bashkëshortit të saj, me vëllain e këtij të fundit dhe kunatën. Dy personat në fjalë, Mirel Mërtiri dhe Stela Gugallja, janë të dënuar si të përfshirë në aferën e inceneratorëve. Kolegji arsyetoi se fakti që marrëdhëniet financiare kishin vijuar edhe pas marrjes së këtyre personave si të pandehur ishte në mospërputhje me qëllimin e procesit të rivlerësimit për rikthimin e besimit të publikut te drejtësia.

KPA gjeti probleme edhe në çështjet e hetuara nga prokurorja dhe vlerësoi në tërësi se ajo “cënonte besimin e publikut te drejtësia”.

Mariola Mërtiri u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit me shumicë votash më 21 dhjetor 2022. Relatori i çështjes, Roland Ilia dhe anëtarja Pamela Qirko arritën në konkluzionin se problemet e gjetura ishin sqaruar dhe se Mërtiri kishte arritur nivel të besueshëm në të tre kriteret e rivlerësimit. Në pakicë, kryesuesja e trupës Etleda Çiftja arsyetoi se, ndërsa veç e veç problemet e gjetura nuk ishin të mjaftueshme për të sjellë shkarkimin, të marra së bashku ato çonin në shkarkimin e Mërtirit, me argumentin se “subjekti i rivlerësimit dështoi të kalonte testin e mos cënimit të besimit të publikut”.

Vëzhguesit ndërkombëtarë kërkuan rihetim të subjektit dhe gjetjet e tyre ishin elementët kyçë në seancën publike që u zhvillua KPK. Në rekomandim, vëzhguesit evidentuan se shumica në KPK dështoi të kryente hetim të plotë dhe po ashtu edhe të arsyetojë apo argumentojë vendimin e saj për të konfirmuar Mërtirin. Bazuar në këtë rekomandim, Komisionerja Publike, Irena Nino ushtroi ankim në Kolegj duke kërkuar shkarkimin e Mërtirit.

Next Post
“Do hapen dosjet e vjetra”/ Balla: Rihetim për 50 ngjarjet e rënda kriminale në Durrës

“Do hapen dosjet e vjetra”/ Balla: Rihetim për 50 ngjarjet e rënda kriminale në Durrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Europianët zgjedhin Shqipërinë për festat e dhjetorit/ Tur‑operatorët: Ndikojnë çmimet e ulëta dhe linjat direkte

Rritet paga minimale, më shumë të ardhura për punonjësit. Për efekt të kontributeve ndryshon edhe..

January 15, 2026
VIDEO-SHBA sekuestron një tjetër cisternë nafte në kuadër të sanksioneve ndaj Venezuelës

VIDEO-SHBA sekuestron një tjetër cisternë nafte në kuadër të sanksioneve ndaj Venezuelës

January 15, 2026
Rëndësia e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për sekuestrimin e telefonave dhe pajisjeve elektronike

Rëndësia e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për sekuestrimin e telefonave dhe pajisjeve elektronike

January 15, 2026
10 ditë më parë u zhduk nga shtëpia, gjendet e varur në një pyll 22-vjeçarja

10 ditë më parë u zhduk nga shtëpia, gjendet e varur në një pyll 22-vjeçarja

January 15, 2026
Zgjedhjet e 11 majit, Alibeaj e zbulon: Ja pse zgjodhëm si aleat Dashamir Shehin

Enkelejd Alibeaj: Protestat me Berishën nuk sjellin asgjë ndryshim

January 15, 2026
Ministrja Spiropali dekorohet nga Zelensky me “Urdhrin e Princeshë Ollgës“

Ministrja Spiropali dekorohet nga Zelensky me “Urdhrin e Princeshë Ollgës“

January 15, 2026
Ish-Presidenti i UEFA-s bën propozimin e çuditshëm: Futbolli të luhet me 10 lojtarë

Michel Platini: Një grup njerëzish u bashkuan për të më asgjësuar

January 15, 2026
Emigranti 26-vjeçar arrestohet sapo zbret në Gjermani, përdhunoi në mënyrë të përsëritur motrën e tij të mitur

Emigranti 26-vjeçar arrestohet sapo zbret në Gjermani, përdhunoi në mënyrë të përsëritur motrën e tij të mitur

January 15, 2026
Nancy VanHorn ndan mesazhin e Trumpit: Siguria ekonomike është siguri kombëtare

Nancy VanHorn ndan mesazhin e Trumpit: Siguria ekonomike është siguri kombëtare

January 15, 2026
Kina dhe BE-ja arrijnë rezultate pozitive lidhur me automjetet elektrike

Kina dhe BE-ja arrijnë rezultate pozitive lidhur me automjetet elektrike

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In