• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 18, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vettingu, Shërbimi Informativ mënjanohet nga përgjimi i telefonatave të gjyqtarëve

by Aalison Pearse Stevens
05/08/2016 08:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shërbimi Informativ Shtetëror përjashtohet nga monitorimi i telefonatave dhe formave të tjera të komunikimit të anëtarëve të institucioneve të reja të sistemit të drejtësisë, deri në ngritjen e Njësisë së Posaçme Hetimore pranë Byrosë Kombëtare të Hetimit. Në mbledhjen e datës 15 korrik, komisioni për Reformën në Drejtësi ka ndryshuar projektligjin për Vetingun, duke shmangur institucionin kryesor të sekreteve nga vëzhgimi i telekomunikimeve. Propozimi është artikuluar nga kryetari i komisionit Fatmir Xhafaj, deputeti Pandeli Majko dhe deputetja Vasilika Hysi, ndërsa është pranuar nga ekspertët e EURALIUS dhe OPDAT në komision.

Madje, ish-kryeministri Pandeli Majko e ka konsideruar përfshirjen e SHISH në këtë proces si një skenar për të lënë në dorë të këtij shërbimi monitorimin e përhershëm të komunikimeve të njerëzve të drejtësisë së re. Majko iu referua një skenari të mundshëm të Partisë Demokratike, e cila kontrollon aktualisht Shërbimin Informativ Shtetëror, ndërsa mund të zvarrisë ngritjen e njësisë së posaçme. “Në këtë lloj vakumi mund të kemi probleme, sepse dikush mund të jetë i interesuar në një fazë tjetër të na shtyjë deri në krijimin e Njësisë së Posaçme Hetimore, me qëllim që të mbetet në dorë të Shërbimit Informativ Shtetëror. Domethënë, po ofrohen skenare negative për të thënë që ta shikojmë pak”, ka deklaruar Majko. Në një linjë me Majkon ishte edhe kryetari i komisionit, Fatmir Xhafaj, i cilin është shprehur se SHISH ka detyra të tjera të përcaktuara me ligj dhe kushtetutë. ““Deri në krijimin e Njësisë së Posaçme Hetimore, sipas nenit 27 të këtij ligji, monitorimi i telekomunikimit të anëtarëve të institucioneve do të kryhet nga Shërbimi Informativ Shtetëror”. Shërbimi Informativ Shtetëror me Kushtetutë dhe me ligj ka detyra të tjera, prandaj mos e fusni në këtë proces”, ka pohuar Xhafaj.

Kundër DSIK

Deputetët e Partisë Socialiste janë shprehur kundër parashikimit të nenit 31 të projektligjit të Vetingut, sipas të cilit Drejtoria e Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar pranë Kryeministrisë është autoriteti përgjegjës për kontrollin e figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve. Fatmir Xhafaj e ka konsideruar të sforcuar këtë parashikim, ndërsa si strukturë përgjegjëse është caktuar Autoriteti i Sigurisë Kombëtare. “Për këtë gjë përgjegjës është Autoriteti i Sigurisë Kombëtare, kurse në nenin 35 thuhet që institucionet te tjera japin vetëm të dhëna ose sjellin informacione shtesë”, ka deklaruar kreu i misionit të EURALIUS, Rainer Deville.

Debatet për vendndodhjen e SPAK

Në mbledhjen e komisionit për Reformën në Drejtësi ka pasur debate edhe për vendosjen e institucioneve që do të luftojnë krimin dhe korrupsionin. Fatmir Xhafaj ka propozuar që qeveria të gjejnë vendin e SPAK, por ekspertja Aurela Anastasi ka këshilluar ligjvënësit që struktura të mos jetë pranë qeverisë. “Ne do të thoshim që edhe SPAKU të jetë në të njëjtën godinë, por qëllimi është që në bazë të ligjit të gjejmë vetë vendin ku do të rrinë, që të mos e implikojmë shumë qeverinë në këto gjëra. E kemi fjalën që të mos rrijë afër qeverisë me dhoma”, ka deklaruar Anastasi.

Diskutimet në mbledhjen e komisionit

-Fatmir Xhafaj: Dakord me ndryshimet për nenin 33. “Struktura përgjegjëse për kontrollin e figurës”. Është pak e sforcuar kjo. Nuk është thjesht informacion. DSIK –ja është kryesisht për informacionin e klasifikuar, kurse kjo është për figurën.

-Pandeli Majko: DSIK-ja bën verifikimin e personit dhe jep garancinë që ky person mund të kalojë në duart e tij informacion të klasifikuar.

-Pandeli Majko: Domethënë është një institucion i specializuar.

-Vasilika Hysi: Në pikën 2, keni parashikuar detyrimin që Drejtoria e Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar duhet të bashkëpunojë me Shërbimin Informativ Shtetëror dhe me Shërbimin e Kontrollit të Çështjeve të Brendshme, me SHKB-në e dikurshme, pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të krijojë një grup pune. Këto struktura mund të caktojnë personel për të mbështetur grupin e punës për një periudhë jo më pak se një vit, por kush do ta japë informacionin në fund?

-Rainer Deville: Kushdo që e ka informacionin dhe prandaj e kombinojmë, sepse nuk e dimë se cili institucion do ta ketë dhe çfarë lloj informacioni është. Pra, duam të mbledhim informacion nga secili prej këtyre tre institucioneve, sepse mund të ndodhë që në shumicën e rasteve këto struktura nuk kanë informacione, ka vetëm njëra ose ndoshta të tria, këto do të kthejnë përgjigjen dhe mund të thonë që nuk kemi asgjë, prandaj nuk përjashtojmë asnjë.

-Vasilika Hysi: Këtë informacion që do të mbledhë grupi i punës, kush do ia përcjellë Komisionit at hoc të vlerësimit? Drejtoria e Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar?

-Rainer Deville: Për këtë gjë përgjegjës është Autoriteti i Sigurisë Kombëtare, kurse në nenin 35 thuhet që institucionet te tjera japin vetëm të dhëna ose sjellin informacione shtesë.

-Fatmir Xhafaj: Drejtoria përgjegjëse është autoriteti i sigurisë? Dakord. Vrisni edhe një herë mendjen se mos gjeni ndonjë zgjidhje më të mirë, sepse mua nuk më vjen ndër mend tani për tani ndonjë zgjidhje tjetër. Duhet të shikoni se me çfarë merret DSIK-ja, sepse e nuk ka këtë funksion.

-Aurela Anastasi: Një shpjegim të vogël ne e kemi konsultuar dhe ka qenë objekt i një diskutimi të gjatë. Madje, ky nen është formuluar ndër të fundit, gjithashtu, është konsultuar edhe me grupet e interesit dhe ata kanë pranuar që të krijojnë mundësi dhe përshtatje për të zbatuar këtë ligj.

-Rainer Deville: Problemi për institucionet e tjera si për shembull, Shërbimi i Informacionit Shtetëror, është se ata nuk kanë bazë ligjore për të kontribuar, por vetëm nëse ndodh që ta krijojmë ne këtë bazë ligjore. Prandaj, ne krijuam këtë strukturë të grupit të punës që do të jetë baza ligjore që ata të kontribuojnë dhe kjo ishte arsyeja pse e quajtëm kështu. Për ata nuk ishte e mjaftueshme që të thoshim “se do të dërgojmë një letër”. Ky ishte feed back-u nga institucioni që donte të merrte përsipër më shumë këtë detyrë.

-Fatmir Xhafaj: “Deri në krijimin e Njësisë së Posaçme Hetimore, sipas nenit 27 të këtij ligji, monitorimi i telekomunikimit të anëtarëve të institucioneve do të kryhet nga

Shërbimi Informativ Shtetëror”. Shërbimi Informativ Shtetëror me Kushtetutë dhe me ligj ka detyra të tjera, prandaj mos e fusni në këtë proces.

-Pandeli Majko: Sepse Shërbimi Informativ Shtetëror nuk është i përgatitur për këtë lloj sistemi.

-Fatmir Xhafaj: Jo, ka funksione të tjera kushtetuese.

-Vasilika Hysi: Ai ka sigurinë kombëtare dhe ka përgjim parandalues.

-Pandeli Majko: Në këtë lloj vakumi mund të kemi probleme, sepse dikush mund të jetë i interesuar në një fazë tjetër të na shtyjë deri në krijimin e Njësisë së Posaçme Hetimore, me qëllim që të mbetet në dorë të Shërbimit Informativ Shtetëror. Domethënë, po ofrohen skenare negative për të thënë që ta shikojmë pak.

-Vasilika Hysi: Ju këtu thoni “nëse strukturat përgjegjëse për zbatimin e këtij ligji”. Cilat janë këto struktura përgjegjëse? Në radhë të parë, i bie që Kuvendi të ngrejë institucione. E dyta, strukturë përgjegjëse për zbatimin e këtij ligji mund të jetë ILDKPI-ja, mund të jetë Departamenti i Sigurisë së Informacionit, dhe ju thoni që, nëse asnjë nga këto institucione nuk ushtron detyrat brenda një afati të arsyeshëm për fillimin e veprimtarisë, atëherë avokati duhet të mbështesë dhe financojë krijimin e tyre.

-Fatmir Xhafaj: Çfarë kuptoni me këtë?

-Rainer Deville: Donim të bënim një parashikim, që garanton ngritjen e strukturave të vlerësimit dhe, nëse ka ndonjë pengesë që del diku, nuk ka zyrë, pra, nuk ka mundësi për të bërë edhe një telefonatë. Ne duam të garantojmë institucionet që mund të kalojnë aty, ose të garantohet procesi i Vetingut, kjo është vetëm masë sigurie.

-Fatmir Xhafaj: Kjo mund të na krijojë shumë probleme.

-Vasilika Hysi: Mund të jap një argument? Zoti Rajner, Avokati i Popullit është institucion kushtetues. Kompetencat e Avokatit të Popullit përcaktohen në Kushtetutë dhe Avokati i Popullit nuk ka asnjë kompetencë që të mbështesë, aq më tepër të financojë, sepse ai nuk është buxheti i shtetit që të financojë aktivitete të tilla. Përndryshe, duhet të ndryshojmë nenet 68, 69, 70.

-Fatmir Xhafaj: Mund të bjerë ky pretendim. Unë them ta lëmë të hapur dhe, nëse ka një zgjidhje që ta sqarojmë më mirë, jam dakord, por, kështu siç është nuk qëndron.

-Rainer Deville: Në qoftë se në sistemin tuaj në Shqipëri e shikoni si problem dhe nuk po na ndihmon, atëherë më mirë ta heqim, por nëse besoni se ajo krijon probleme, hiqeni, nuk ka problem.

-Fatmir Xhafaj: Me kujdes, me qetësi, sepse edhe qëllimi i tyre është pozitiv. Këtu thuhet “për sa kohë nuk është bërë godina”, le t‟ia ofrojë këtë gjë. Ndoshta do një riformulim tjetër, ky është koncepti. Jo. Brenda sa kohësh duhet Këshilli i Ministrave t‟i krijojë kushtet këtyre? Infrastruktura e zyrës së Avokatit të Popullit mund të shërbejë, kjo është logjika e tyre, që infrastrukturën e institucionit të Avokatit të Popullit ta vëjë në funksion për të ndërtuar procesin. Do kohë sa të përshtatet gjykata.

-Rainer Deville: Ndoshta, mjafton që në këtë parashikim të themi se për ndërtimin e institucioneve të vlerësimit, Avokati i Popullit mund të jetë i detyruar që ta mbështesë këtë strukturë. Pra, mund të jetë një mbështetje e përgjithshme.

-Fatmir Xhafaj: Ta lëmë të hapur, me qëllim që ju së bashku me relatorin të bëni një riformulim më të qartë për këtë gjë. Neni 68 “Selia e institucioneve të rivlerësimit pranë ndërtesës së Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda”. Çfarë do të thotë kjo?

-Rainer Deville: Kjo pati një arsye shumë praktike, sepse Bashkimi Europian e ka ngritur këtë ndërtesë sipas standardeve dhe menduam që mund të kenë kapacitete, sepse, për shembull, mund të shkojë keq buxheti i gjyqësorit dhe i kemi dhënë një ndihmë këtu.

-Fatmir Xhafaj: Të mos merremi me këtë gjë.

-Vasilika Hysi: Jo, se janë të lidhura.

-Fatmir Xhafaj: Pse nuk i vëmë detyrë qeverisë që brenda një afati të caktuar, brenda kaq muajsh, të gjejë mjediset e përshtatshme? Se si i gjen qeveria pastaj është detyrë e Këshillit të Ministrave kjo. Qeveria mund t‟i mbledhë në një godinë të gjitha këto institucione dhe unë besoj që kjo mund të ndodhë.

-Aurela Anastasi: Ne do të thoshim që edhe SPAKU të jetë në të njëjtën godinë, por qëllimi është që në bazë të ligjit të gjejmë vetë vendin ku do të rrinë, që të mos e implikojmë shumë qeverinë në këto gjëra.

-Fatmir Xhafaj: Qeveria është e detyruar, ajo do ta mbajë me buxhet, kurse ju thoni që mos ta implikojmë qeverinë.

-Aurela Anastasi: E kemi fjalën që të mos rrijë afër qeverisë me dhoma.

-Fatmir Xhafaj: Nuk po them të rrijë në godinën e Kryeministrisë, t‟i ndajmë gjërat. Këshilli i Ministrave është institucioni që administron pasurinë shtetërore dhe ai do të gjejë vendin, sepse qeveria ka marrë angazhimin që ta implementojë këtë, ajo do të marrë detyrimet e veta, nuk do ta implementojë Brukseli këtë. Qeveria do ta kontrollojë, do ta vëzhgojë, sepse ajo, që kur ka filluar këtë reformë, ka marrë përsipër që edhe ta implementojë. Kjo që po kërkoni ju këtu është një pikë uji, me gjithë koston që ka ky projekt. Kjo mund të jetë një nga 7-8 godinat që do të sistemojë qeveria. Është një dhimbje koke e madhe, por do ta gjejë zgjidhjen.

shqiptarja.com/d.i.

Next Post

Demarkacioni kthen tensionimin në Kuvend

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO-Klodian Braho zgjidhet kreu i ri i SPAK, anëtarët e KLP-së e votojnë me 7 vota

Zbulohet arsyeja, shtyhet ceremonia për kreun e ri të SPAK! Klodjan Braho do të prezantohet të Hënën

December 18, 2025
Miratohet nga Këshilli Bashkiak i Tiranës buxheti me vlerë 400 mln €/ PD: S’ka legjitimitet! 29 amendamentet e opozitës nuk hidhen në votim

Miratohet nga Këshilli Bashkiak i Tiranës buxheti me vlerë 400 mln €/ PD: S’ka legjitimitet! 29 amendamentet e opozitës nuk hidhen në votim

December 18, 2025
Komisioni i Etikës shqyrton nesër kërkesën e PS për përjashtimin e 29 deputetëve të PD

Komisioni i Etikës shqyrton nesër kërkesën e PS për përjashtimin e 29 deputetëve të PD

December 18, 2025
U kap “mat” duke përqafuar shefin e saj në koncertin e “Coldplay”, reagon për herë të parë Christine Cabot: Kishim pirë tekila! U solla…

U kap “mat” duke përqafuar shefin e saj në koncertin e “Coldplay”, reagon për herë të parë Christine Cabot: Kishim pirë tekila! U solla…

December 18, 2025
VIDEO/ Fermerët kthejnë Brukselin përmbys, protestë para Parlamentit Evropian! Zjarre, tymuese, sulme dhe parulla..

VIDEO/ Fermerët kthejnë Brukselin përmbys, protestë para Parlamentit Evropian! Zjarre, tymuese, sulme dhe parulla..

December 18, 2025
(VIDEO) Plagosja e personazhit të njohur në TikTok/ Autori i drejtoi armën në lokal, ai tentoi të fshihej pas trupit të shokut, më pas te banaku

(VIDEO) Plagosja e personazhit të njohur në TikTok/ Autori i drejtoi armën në lokal, ai tentoi të fshihej pas trupit të shokut, më pas te banaku

December 18, 2025
Dënohet me burg përjetë “doktor vdekja”! Mjeku helmoi 30 pacientë, 12 prej tyre vdiqën

Dënohet me burg përjetë “doktor vdekja”! Mjeku helmoi 30 pacientë, 12 prej tyre vdiqën

December 18, 2025
I organizuar nga Suel Çela takimi i Salianjit në Elbasan?! “Kemi pasur informacione..” Berisha: Vija e kuqe e PD, kundër çdo bashkëpunimi me organizata kriminale

Demokratë, Berisha po ju shet dhe po ju tall

December 18, 2025
Mes medianës dhe mesatares, ka hapësirë për revolucion politik

Ndryshimi i opinionit për SPAK-un ndër votuesit socialistë

December 18, 2025
VIDEO-“Gënjeshtar patologjik!”, Braçe i kthehet Berishës: 900 mln në 9 muaj të vjedhura? Lajthitje!

E krahason protestën e opozitës me revoltën e 14 shtatorit 1998/ Braçe: A do të bëhet ndonjëherë normal ky vend?

December 18, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In