• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vettingu rikthen opozitën në Këshillin e Legjislacionit, sinjal se s’do djegin mandatet

by Java News
05/12/2018 12:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetët e opozitës kanë thyer bojkotin pas disa muajsh, duke u rikthyer në mbledhjen e sotme në Këshillin e Legjislacionit që po zhvillohet prej orës 12:00, ku po diskutohet vettingu në politikë. Mësohet se të pranishëm në mbledhje, e cila drejtohet nga kryetari Kuvendit Gramoz Ruci, janë deputetë të PD dhe LSI.

Në mbledhje do dëgjohen ekspertet konstitucionalistë te propozuar nga palët për vetingun në politike. Pjesëmarrja e deputetëve opozitar në mbledhjen e përbashkët të Komisionit të Ligjeve me atë të Legjislacionit, duket se është dhe një sinjal se opozita nuk do t’I djegë mandatet dhe se rikthehet në Kuvend në seancën e fundit plenare.

DISKUTIMET

Eksperti i PS, Artur Metani gjatë fjalës së tij para të pranishmëve u shpreh se ka paqartësi se cila do jetë struktura qe do beje procesin e vetingut. Ai tha se projektligji nuk është në përputhje me konventën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

“Bazuar në analizën e mësipërme mbi propozimin për të bërë shtesa dhe ndryshime në Kushtetutën e Shqipërisë, me qëllim realizimin e vetting-ut për politikanët dhe disa zyrtarë të lartë shtetërorë, në gjykimin tonë, projektligji i propozuar, paraqet:

1-mangësi në drejtim të parashikimit në nivel kushtetues të mënyrës së zbatimit të procesit të garantimit të integritetit të funksionarit publik;
2-kufizim të të drejtave themelore të subjekteve mbi të cilët parashikon të shtrijë efektet, pa respektuar parimin e proporcionalitetit;
3-mundësi për dublim në mënyrë të papërshtatshme dhe pengim të zbatimittë dispozitave që rregullojnë funksionimin e gjykatave të posaçme, Prokurorisë së Posaçme dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, ILDKPKI-së, të institucioneve përgjegjëse që merren me procesin e dekriminalizimit.”, tha Metani.

Ndërkohë, Gazmend Bardhi, eksperti i PD tha se kufizimin me ligj te te drejtave të caktuara politike, është i pranueshëm nëse kufizon influenca qofte kriminale.

“Masa e propozuar është e nevojshme dhe legjitime meqë Shqipëria aplikon sistemin zgjedhor te zgjedhjes se kandidateve per deputete me lista te mbyllura. Qëllimi i kufizimeve ka për qellim mbrojtjen e institucioneve nga ndikimi i krimit te organizuar. Amendamendi kushtetues nuk parashikon organin që do bëjë verifikimin. Nënkuptohet se do ketë një organ ekzistues kushtetues. Organi që do bëjë verifikimin do caktohet me ligj. Jo çdo kontakt mund te konsiderohet i paligjshëm. Prandaj do te jete ligji qe do hartohet nëse miratohen ndryshimet, qe do te përcaktojnë se cila do konsiderohen kontakte te papërshtatshme”, tha Bardhi.

a.çupaj

Next Post
VIDEO/ Njihuni me burgun ku njerëzit kanë hyrë… vullnetarisht

VIDEO/ Njihuni me burgun ku njerëzit kanë hyrë... vullnetarisht

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In