• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vettingu/ Prokurori i Krimeve të Rënda që kandidon për SPAK rezulton pa probleme

by Java News
07/06/2019 08:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokurori i Krimeve të Rënda, Edvin Kondili, është përballur dje pa probleme me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Sipas relatimit të kryer nga KPK-ja, u bë e ditur se nga hetimi administrativ për Kondilin nuk janë konstatuar probleme për 3 kriteret e rivlerësimit. Prokurori është kandidat për Strukturën e Posaçme Antikorrupsion, (SPAK), dhe për këtë është hetuar me përparësi nga KPK-ja. Edvin Kondili e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2004.

Ai ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës dhe punon prej këtij viti pranë Prokurorisë për Krime të Rënda. Paralelisht me punën si prokuror, Edvin Kondili është angazhuar në mësimdhënie në Shkollën e Magjistraturës dhe si ekspert për organizatat ndërkombëtare. Hetimi për Kondilin është kryer për kriterin e pasurisë, aftësive profesionale dhe pastërtinë e figurës, ndërsa trupi gjykues që ka kryer hetimin është përbërë nga Valbona Sanxhaktari, Roland Ilia dhe Xhensila Pine.

SEANCA

Prokurori i Krimeve të Rënda u paraqit i vetëm para treshes së KPK-së, ndërsa në fund shprehu vlerësime për procesin dhe tha se ishte dakord me hetimet e kryera. Ndërkohë, sipas raportit të dorëzuar pranë KPK-së nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesit, prokurori kishte kryer një deklarim të saktë dhe nuk gjendej në kushtet e konfliktit të interesit.

“Sipas raportit të ILDKPKI, subjekti i rivlerësimit ka bërë deklarim të saktë dhe në përputhje me ligjin. Ka burime financiare për të justifikuar pasurinë, nuk ka fshehur pasurinë, nuk ka deklarim të rremë. Si dhe nuk gjendet në kushtet e konfliktit të interesit”, tha relatorja e çështjes, Xhensila Pine. Kjo e fundit, më tej shtoi se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka kryer një hetim tjetër për pasuritë e deklaruara nga prokurori.

HETIMI

Për apartamentin 86.7 metra katrorë në Tiranë, i blerë për 70 mijë euro në vitin 2012, prokurori ka deklaruar si burim 60 mijë euro kredi të bashkëshortes dhe 10 mijë euro kursime nga pagat. Nga hetimet e kryera nga KPK-ja ka rezultuar se përputhen deklarimet e Kondilit me dokumentacion e administruar në funksion të hetimit. Në vitin 2014, prokurori ka deklaruar një hua të marrë nga kunati për 10 mijë euro. Kondili ka shpjeguar se kjo është marrë për shlyerjen e një pjese të kredisë, por më pas është vendosur të mos përdoret dhe i është kthyer nënës së huamarrësit në vitin 2016. Duke iu referuar hetimit të KPK-së, huadhënësi ka siguruar të ardhura nga punësimi i tij në Spanjë dhe nga hetimi duket se ka të ardhura të mjaftueshme për dhënien e huas 10 mijë euro. Hetimi është kryer edhe për një makinë tip “Mercedes Benz”, blerë në vitin 2015 në vlerën 500 mijë lekë. Sipas Komisionit, në vitin 2017 është shkëmbyer me një mjet tjetër, duke shtuar edhe 400 mijë lekë.

FIGURA DHE PROFESIONALIZMI

Në lidhje me kriterin pastërtisë së figurës, KPK-ja relatoi se Drejtoria e Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar ka dorëzuar një raport pozitiv për prokurorin, duke konstatuar përshtatshmërinë në vazhdimin e detyrës. “DSIK ka dorëzuar një raport me konstatimin se subjekti i rivlerësimit është i përshtatshëm për vazhdimin e detyrës”, tha relatorja Xhensila Pine. Kjo e fundit shtoi se, edhe nga verifikimet e kryera nga KPK-ja nuk janë konstatuar të dhëna dhe indicie për të kundërtën e raportit të DSIK. Në lidhje me aftësitë profesionale, Komisioni relatoi se nga dosjet e vëzhguara dhe hetuara rezulton se prokurori Kondili ka kryer saktë kërkesat ligjore, shfaq aftësi në arsyetimin ligjor dhe ka treguar aftësi të mira profesionale. Për Edvin Kondilin janë bërë ti denoncime nga publiku. Por nga verifikimi i KPK-së ka rezultuar se nuk ka indicie dhe të dhëna për veprime korruptive dhe shkelje të etikës./l.m

Next Post
Kufiri irlandez peng për Brexit-in mes BE dhe Britanisë së Madhe

A është Theresa May kryeministrja më e keqe e të gjitha kohëve për britanikët?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Anijet e para kalojnë në Hormuz, Vance: Teherani të negociojë në mirëbesim për të arritur marrëveshje afatgjatë

Anijet e para kalojnë në Hormuz, Vance: Teherani të negociojë në mirëbesim për të arritur marrëveshje afatgjatë

April 8, 2026
“Togat e arta” flasin për zvarritjen e procesve gjyqësore: 300 avokatë ikën në Gjermani

“Po shtohen të prekurit me SIDA nëpër burgje”, Vishaj: Të dënuarit po vdesin në duart e gardianëve

April 8, 2026
Kinës i vjedhin sekretet! Hakerat marrin dokumente ushtarake dhe skema raketash

Kinës i vjedhin sekretet! Hakerat marrin dokumente ushtarake dhe skema raketash

April 8, 2026
Porti i Durrësit\ Fluks udhëtarësh, rreth 5.5 mijë pasagjerë llogariten nga Bari! 28 sportele në funksion 

Ngushtimi i hyrjes së portit, deputeti i PD në Durrës: Vendim antishqiptar, krijon probleme…

April 8, 2026
Nafta në bursë 10% më lirë se në nisje të vitit, por në Shqipëri u ul vetëm 1.2%! Kompanitë e karburantit nuk reflektojnë as zhvlerësimin e dollarit

SHIFRAT / Nafta bie me 16,5% në bursa, në Shqipëri me vetëm 1,8%

April 8, 2026
Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Nafta u ul me 4 lekë, Braçe: Si ka mundësi që ka më shumë trafik me karburant më të shtrenjtë?!

April 8, 2026
Trump kërcënon me tarifa 50% vendet që furnizojnë Iranin me armë. Garda Revolucionare paralajmëron: “Duart në këmbëz”…

Trump kërcënon me tarifa 50% vendet që furnizojnë Iranin me armë. Garda Revolucionare paralajmëron: “Duart në këmbëz”…

April 8, 2026

Rrethi i dikurshëm Tiranë

April 8, 2026
Pas seancës me Dadon, kontrolle ‘blic’ në qelitë e Veliajt dhe Beqajt. SPAK kërkon listën e takimeve dhe…

Pas seancës me Dadon, kontrolle ‘blic’ në qelitë e Veliajt dhe Beqajt. SPAK kërkon listën e takimeve dhe…

April 8, 2026
Zbulohet renditja, Shqipëria garon e 13-ta në natën e dytë të Eurovision 2026

Zbulohet renditja, Shqipëria garon e 13-ta në natën e dytë të Eurovision 2026

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In