• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vettingu përmbytet nga dosjet, kërkohet shtim stafi dhe rritje pagash

by Java News
07/07/2018 10:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deri më tani, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkëmbyer mbi 5 mijë shkresa me institucione të tjera të cilat japin informacion për gjyqtarët e prokurorët që po i nënshtrohen vettingut. Këtu përfshihet edhe informacioni sekret që shkëmbehet mes palëve.

Në një shkresë dërguar Kuvendit të Shqipërisë dhe qeverisë, të siguruar nga Report TV, KPK raporton se çdo kërkesë për informacion ju dërgohet 36 organeve, ku përfshihen bankat, degët e tatimeve, zyrat vendore te regjistrimeve te paluajtshme, ILDKPKI, Prokuroritë, degët e ALUIZNI-it, etj.

“Ne strukturën e Komisionit është parashikuar vetëm 1 specialist protokoll/arkive. Gjate kësaj periudhe te pare te punës, është vene re se specialisti është përballur me një volum te larte pune qe rrjedh nga sasia e madhe e dokumentacionit hyrës dhe dalës qe duhet te pranohet dhe te shpërndahet ne trupat gjykuese. Me konkretisht, vetëm gjate 6-mujorit te pare te vitit 2018 numri rendor i protokollimeve ka arritur mbi 5 mije. Duhet theksuar se një shkrese dalëse me ane te se cilës kërkohet informacion, dërgohet ne 3 6 drejtime te ndryshme (ku përfshihen bankat, degët e tatimeve, zyrat vendore te regjistrimeve te paluajtshme, ILDKPKI, Prokuroritë, degët e ALUIZNI-it etj.) Sipas kërkesave te dërgimit postar, ne 9do zarf duhet te shënohet adresa e marrësit dhe te plotësohet fleta e lajmërim-marrjes, për te vërtetuar marrjen ne dorëzim te tij. Këto kërkesa kane bere qe specialisti i protokollit te punoje pothuajse përditë mbi orarin zyrtar te punës, madje edhe ditët e shtuna apo te pushimeve zyrtare. Ne shume raste specialisti është ndihmuar nga punonjës te tjerë te Komisionit, te cilët kane krijuar vakum ne punën e tyre te përditshme”,-thuhet në dokument.

Ky fluks i madh dokumentacioni nuk po përballohet nga stafi aktual i shkallës së parë të vettingut.

Në shkresën që mban datën 28 qershor, Genta Bungo drejtuese e KPK-së, i kërkon Kuvendit dhe qeverisë të miratojë një shesë në staf prej 17 punonjësish.

Specifikisht KPK kërkon njerëz të specializuar e të përgjegjshëm për menaxhimin e postës sekrete.

“Ngarkesës se përditshme ne ketë sektor, i shtohet edhe mbajtja e postes sekrete, qe ka specifika te veçanta për ruajtjen dhe përpunimin e dokumentacionit, dhe kërkon me shume përqendrim. përgjegjësi dhe përgjegjshmëri te larte. Duke pasur parasysh sa me sipër, kërkojmë shtese ne personel me 2 specialiste shtese protokoll/arkive”,-vijohet me kërkesën e shkallës së parë të vettingut.

Kërkesa kryesore është për ekonomisë, 8 të tillë, për të përpunuar informacionin pasuror që vjen për prokurorët e gjyqtarët.

Kërkohen edhe 2 përkthyes shtesë për ONM-në, 2 punonjës protokolli, 3 sekretarë shtesë gjyqësorë, 1 specialist prokurimesh dhe një sanitare.

Edhe shkalla e detyrë e vettingut, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, i është drejtuar Kuvendit me një kërkesë për rritje pagash.

Natasha Mulaj kërkon që Komisioni i Ligjeve dhe Kuvendi të rrisin pagat për sekretaritë e tyre gjyqësore dhe stafin ndihmës.

ma.me

Next Post
Eliminimi i Brazilit, Ronaldo: Rezultati është i tmerrshëm, por Tite të qëndrojë!

Eliminimi i Brazilit, Ronaldo: Rezultati është i tmerrshëm, por Tite të qëndrojë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Babua një ditë më quajti “aset pozitiv””, Gjekmarkaj i përgjigjet me satirë Ramës: Punë e madhe, fillova festën e ahengun..

“Babua një ditë më quajti “aset pozitiv””, Gjekmarkaj i përgjigjet me satirë Ramës: Punë e madhe, fillova festën e ahengun..

January 27, 2026
Hapja e Qeverisë amerikane, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: I rikthehemi bashkëpunimit normalisht

Ambasada e SHBA-ve përkujton viktimat e Holokaustit: Shqipëria ndër vendet e pakta ku hebrenjtë gjetën strehim!

January 27, 2026
“Shqiptarët sulmojnë në aktin e tretë”, Vulin frikësohet nga ushtria e Kosovës: Një armë që do qëllojë

“Shqiptarët sulmojnë në aktin e tretë”, Vulin frikësohet nga ushtria e Kosovës: Një armë që do qëllojë

January 27, 2026
VIDEOLAJM/ Përfshihet nga flakët një makinë në Sauk

VIDEOLAJM/ Përfshihet nga flakët një makinë në Sauk

January 27, 2026
Ndryshimet në Kodin Penal/ Braçe propozon amendamentin: Burg për ata që u shesin duhan të miturve

Ndryshimet në Kodin Penal/ Braçe propozon amendamentin: Burg për ata që u shesin duhan të miturve

January 27, 2026
FOTO/ U ekstradua nga Zvicra, ky është i riu që dyshohet se po planifikonte të vriste vëllezërit Bami

FOTO/ U ekstradua nga Zvicra, ky është i riu që dyshohet se po planifikonte të vriste vëllezërit Bami

January 27, 2026
Shehaj në Kuvend: Taulant, do të vijë edhe ty fundi/ Balla: PD të bëri deputet qyl, ti Agron u vodhe listën e anëtarësisë! Por për këtë do të flasë tezja e Lapajt

Shehaj në Kuvend: Taulant, do të vijë edhe ty fundi/ Balla: PD të bëri deputet qyl, ti Agron u vodhe listën e anëtarësisë! Por për këtë do të flasë tezja e Lapajt

January 27, 2026
Tentativa për hakerimin e SPAK, ish-drejtori i Burgjeve Agim Ismaili dhe 2 të tjerë merren të pandehur. Veprat penale që akuzohen

EMRAT/ Të akuzuar për trafik droge nga Amerika Latine dhe në vendet e BE, SPAK dërgon për gjykim 10 persona

January 27, 2026
BE jep 171 milionë € për Ballkanin Perëndimor, Shqipëria mes përfitueseve

BE jep 171 milionë € për Ballkanin Perëndimor, Shqipëria mes përfitueseve

January 27, 2026
Artan Hoxha reagon sërish: Nuk kam kryer asnjë krim! Këtë gjë e di mirë Vladimir Mara dhe Altin Dumani

Artan Hoxha: Unë mund të jem i arrestuari i vetëm për 21 Janarin, ja u tregoj arsyen pse

January 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In