• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vettingu, përgjigje për opozitën deri më 15 gusht nga ndërkombëtarët

by Aalison Pearse Stevens
08/08/2016 08:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni i Posaçëm parlamentar i Reformës në Drejtësi do të presë ekspertët ndërkombëtarë për t’u mbledhur. Deri më datën 15 gusht, këta ekspertë që asistuan të gjithë procesin e hartimit të paketës së ndryshimeve kushtetuese dhe ligjet që e shoqërojnë atë, do të duhet të japin opinion të tyre në lidhje me oponencën që i ka bërë Partia Demokratike, projektligjit për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, ose siç quhet ndryshe ligjit i “vettingu”-ut. Në mbledhjen e fundit që pati Komisioni i Reformës në Drejtësi, ekspertët e PD-së parashtruan disa kritika në lidhje me këtë projektligj. Oponenca e PD-së iu dorëzua ekspertëve të BE e SHBA, OPDAT dhe Euralius, të cilët do të vlerësojnë se sa afër apo larg konsensusit me draftin e “vetting”-ut janë ato që propozon opozita. Më pas pritet që të caktohet edhe një datë për seancën parlamentare, e cila do të votojë projektligjin, që tashmë është një tjetër kusht i ndërkombëtarëve për t’u miratuar brenda muajit gusht, në mënyrë që t’i paraprihet opinionit të Bashkimit Europian për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në fund të këtij viti. Mazhoranca dhe veçanërisht kreu i Kuvendit, Ilir Meta ka vënë theksin në votimin me konsensus edhe të këtij projektligji, ashtu si edhe 6 të tjerëve, që do të diskutohen pas 30 gushtit, për një arsye. “Ka një shqetësim, që është i drejtë, pse kjo çështje kërkon këmbëngulje për të ecur me konsensus. Jo se janë të domosdoshme 140 vota apo nëntëdhjetë e ca vota, sepse mazhoranca i ka 84 vota në çdo rast, por në rast se opozita krijon bindjen, qoftë edhe për një nen të caktuar që shkelet Kushtetuta, ajo mund ta çojë çështjen në Gjykatë Kushtetuese, mund ta çojë në Komisionin e Venecias dhe nëse mbas një farë kohe një ligj i tillë dështon, do të ishte një dështim apo vonesë e pashpjegueshme e të gjithë reformës”, sqaroi kreu i Kuvendit, Meta, gjatë një interviste ditët e fundit. “Kjo është arsyeja që ne punojmë me shumë qetësi, në mënyrë konstruktive dhe jemi në lidhje të ngushtë edhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, edhe me Bashkimin Europian për të ecur me sukses, sepse janë shtatë ligje shumë të rëndësishme, por janë edhe shumë ligje të tjera, rreth dyzet në total, të cilat duhet të jenë mjaft solide”, tha Meta.

OPONENCA E PD

Në paketën e saj të kundërshtimeve për “vetting”-un, PD kërkon detajimin e rolit të operacionit ndërkombëtar të monitorimit në proces dhe përputhjen e tij me amendamentet kushtetuese. Gjithashtu, kërkohet rishikimi i rolit të ILDKP dhe Drejtorisë së Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar në procesin e vlerësimit të pasurisë dhe kontrollit të figurës. Demokratët kërkojnë dhe detajim të procedurës së përzgjedhjes se anëtarëve të organeve të rivlerësimit. Janë 10 çështje të kundërshtuara nga PD për këtë projektligj dhe që janë detajuar në 55 faqe material të argumentuar. “Roli i OMN dhe vëzhguesve ndërkombëtarë të jetë në përputhje me nenin B dhe pikën 7 të nenit C të Amendamenteve Kushtetuese, që i koncepton ato si rojtarë që sigurojnë në veçanti transparencë, ndërsa kompetencën vendimmarrëse e lenë në duart e organit të brendshëm”, thuhet në oponencën e PD-së. Sipas ekspertëve të PD-së, “i gjithë procesi i vlerësimit të pasurisë dhe kontrollit të figurës duhet të rikonceptohet, në mënyrë që të japë të gjitha garancitë e nevojshme që do të arrihet rezultati i pritshëm. Masa e jashtëzakonshme e rivlerësimit duhet të zbatohet ekskluzivisht nga organet e posaçme të ‘vettingut’, pa asnjë rol aktiv të organeve ekzistuese, të kontrolluara apo nën varësinë e kryeministrit”.

BW/d.i.

 

Next Post

Tetë gjëra për t’u bërë para orës 10 në mëngjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

February 16, 2026
Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

February 16, 2026
Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

February 16, 2026
Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

February 16, 2026
Tensionet e shtuara mes opozitës dhe mazhorancës/Ndreca: Të djathtët krizën e kanë të brendshme

Neni 242/2 mes interpretimit kushtetues dhe rrezikut të antikushtetutshmërisë

February 16, 2026
Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

February 16, 2026
Albin Kurti u godit pas shpine, Kushtetuta e thotë qartë çfarë duhet bërë

“Ligji po ndryshohet për interesat e PS”, Nano: Rama gaboi që refuzoi dorëheqjet e Ballukut

February 16, 2026
Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

February 16, 2026
Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

February 16, 2026
“Tirana, motor ekonomik”, Toni Gogu: Ka krijuar mundësi për shumë njerëz që i janë bashkuar asaj

Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS, Gogu: Në rastin e Ballukut pezullohet shteti! S’është mbrojtje personale

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In