• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vettingu për 13 mijë policë, zëvendësi i Xhafajt: Nuk është ‘fshesa’ e radhës, nisma garanton institucione të forta

by Java News
08/02/2018 21:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zv.ministri i Brendshëm Julian Hodaj, ka qënë i ftuari i rradhës sot në “INTERVISTA në ERTV” ku ka folur për “Për vlerësimin kalimtar të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat”, i njohur si Vetting-u.

Hodaj u shpreh se Vettingu nuk është thjesht fshesa e radhës, aty ku ka elementë të prekur nga krimi dhe korrupsioni apo të paaftë. ”Aspekti më i rëndësishëm i kësaj nisme është një tjetër: është promovimi i atyre që janë të ndershëm, të aftë dhe të përkushtuar, është çlirimi i energjive pozitive, sot disi të fjetura, tek pjesa e shëndoshë e institucioneve”.

Intervista e Zv.Ministrit Hodaj për ERTV:

Gazetari: Qeveria ka miratuar pr.ligjin për Vettingun në rradhët e policisë së shtetit që pritet të prekë rreth 13.000 mijë punonjës, pse pikërisht tani dhe cili është qëllimi i nismës?

Zv.Ministri Hodaj: Ky është momenti kur duhet të fillojë një reformimim i përgjithshëm I Policisë së Shtetit, kjo për të shoqëruar edhe atë sforco të madhe që bëhet me reformën në drejtësi ku shpresojmë që nga kjo reformë të dalin prokurorë dhe gjyqtarë të pastër dhe pastaj kësaj pjese I duhet atashuar patjetër një pjesë e policisë që të jetë gjithashtu e pastër në mënyrë që të ecet përpara edhe me hëtimin e veprave penale dhe krimit të organizuar në veçanti.

Shumëkush mund ta mendojë që kjo është “fshesa” e rradhës apo që synon largimin e punonjësve, në fakt qëllimi është të largohen nga rradhët e policisë të gjithë ata punonjës që janë të korruptuar apo të paaftë dhe nga ana tjetër ne shpresojmë dhe ky është qëllimi kryesor që pjesa e “shëndoshë” del e legjetimuar nga ky proces, pra çlirohen ato energji pozitive që kanë qënë disi të fjetura te pjesa tjetër e policisë.

Gazetari: Pse, për ç’arsye kanë qënë të fjetura?

Hodaj: Për shumë arsye, ju e dini që edhe gjatë viteve kanë ndodhur shumë rotacione të drejtuesve të policisë së shtetit, shumë ndryshime organizative, ndryshime qe ndodhin jo vetëm kur ndërrohen krahët politikë, por edhe kur ndërroheshin thjesht ministra dhe nuk i është dhënë një vazhdimësi punës së policisë e për më tepër, sistemi i brendshëm i kontrollimit dhe i karrierës nuk ka funksionuar ashtu siç duhet.

Ne kur filluam procesin e reformës në policinë e shtetit menduam të bënim një analizë të kujdesshme, për ta parë cila ishte gjendja aktuale dhe kemi marrë shumë dokumenta në shqyrtim duke filluar që nga analizat e vtë policisë së shtetit, raport progreset e BE-së, raportet e DASH, analizat e prokurorisë, raportet e organizatave të shoqërisë civile si dhe analizuam edhe disa anketime të bëra me punonjësit e policisë dhe publikun dhe nga të gjitha këto na rezultoi se mekanizmat e kontrollit përsa i përket integritetit nuk po funksionin ashtu siç duhej Brenda sistemit.

Dhe pas kësaj u ulëm dhe menduam të gjitha modelet e mundshme.

Përsa i përket kritereve nuk patëm nevojë “të shpiknim”, sepse Reforma në drejtësi ka përcaktuar një model që është ai i Vetting-ut të gjyqtarëve dhe prokurorëve ku ata do të kontrollohen për integritet, për pasuritë dhe për profesionalizmin.

Duke u fokusuar të këto tre kritere u munduam të krijonim një mekanizëm që të funksiononte.

Gazetari: Si do të funksionojë praktikisht modeli i vlerësimit të punjësve të policisë së shtetit, me cilin model?

Hodaj: Vlerësimi do të kryhet edhe për Gardën e Republikës dhe SHÇBA. Në këta 13.000 mijë punonjës, të treja këto institucione kanë një system gradash, Sistemi I gradave lejon kategorizmin në tre kategori kryesore që janë:

Gradat e Larta (rreth 300 punonjës)

Gradat e Mesme (rreth 3000 punonjës)

Gradat e Ulëta (9000 mijë punonjës të nivelit zbatues).

Për të pasur një model sa më efektiv, menduam një model i përzierë ishte ai që mire-garantonte pavarësinë, paanshmërinë, shpejtësinë dhe koston finaciare të procesit.

Vlerësimi do të fillojë nga gradat e larta sepse vlerësimi do të fillojë nga drejtuesit e këtyre institucioneve.

Pra është një proces nga lart-poshtë.

Dhe për vlerësimin e gradave të larta do të përdoret Komisioni i Jashtëm, i përbërë me 15 anëtarë, që rekrutohen nga jashtë sistemit të ministrisë së brendshme, që do të thotë:

5 anëtarë vijnë nga ILDKPI,

5 anëtarë vijnë nga rradhët e pedagogëve të UT,

ndërsa 5 anëtarë përzgjidhen me konkurrim të hapur.

Këta 15 anëtarë  ndahen në 5 trupa vlerësimi të përbëra nga tre anëtarë secili dhe janë këto trupa që kryejnë efektivisht vlerësimin e punonjësve.

Komisionet marrin vendim vetëm rregullatore:

1-Procedura për hedhjen e shorteve

2-Procedura për përcaktimin e anëtarëve

3-Procedurat e punës adiminstrative

Gazetari: A do të ketë ky process një afat kohor, e thënë ndryshe kur do ti shohim rezultatet e para?

Hodaj: Ne mendojmë se ky process mund të mbyllet me sukses brenda 15-16 muajve për shkak të modelit. Sepse kur të shkojmë të gradat e tjera komisionet nuk janë më 15, por shtohen.

Komisioni në fazë të dytë është Komisioni Qëndror i Vlerësimit, numri i anëtarëve shkon në 45.

30 anëtarët e rinj shtohen nga rradhët e policisë shtohen nga rradhët e policisë që e kanë kaluar me sukses procen e vlerësimit në fazën e pare.

Në fazën e fundit bëhen 135 anëtarë, ku 90 të tjerë shtohen po nga rradhët e policisë që e kanë kaluar procesin e vlerësimit

Ne kemi parashikuar në relacionin e pr.ligjit një afat 2 vjeçar, për të qënë të sigurt që e përmbyllim në këtë lloj afati.

Rezultatet e para mendoj se mund të prodhohen rreth 2 muaj nga data që ligji të hyjë në fuqi

 

Next Post
Opozita nuk voton KLP e KLGJ, lista hyn në fuqi automatikisht. Rrëzohet rezoluta për Jeruzalemin

Opozita nuk voton KLP e KLGJ, lista hyn në fuqi automatikisht. Rrëzohet rezoluta për Jeruzalemin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

April 6, 2026
Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

April 6, 2026
Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In