• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vettingu nuk vlen vetëm me largim, por duhet shoqëruar me burgim

by Denis Dyrnjaja
23/03/2018 14:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Denis Dyrnjaja
Vettingu ka nisur të prodhojë rezultatet e para dhe goditja më e spikatur deri tani duket se është largimi i anëtarit të Gjykatës Kushtetuese Fatos Lulo. Ai nuk justifikoi dot një pasuri marramendëse prej gati gjysmë milioni dollarësh të cilën tentoi ta shfaqte si dhuratë familjare, por “provimi i të vërtetës së tij të gënjeshtërt” rezultoi një dështim. Kjo është njëra anë e medaljes dhe vetëm gjysma e procesit pasi çdo gjyqtar, prokuror apo njeri i kamur padrejtesisht, paligjshmërisht dhe abuzivisht me anë të detyrës përveç se nuk duhet të jetë më pjesë e drejtësisë qoftë dhe për një orë më shumë, duhet të përballet me sanksione ligjore sekuestroje të një pasurimi të pamerituar dhe të korruptuar e të shkojë pasi hekurave si një hajdut ordiner që ka përfituar mbi njerëz hallexhinj. A ka çlirim një person të cilit një gjyqtar a një prokuror përkundrejt ryshfetit i ka shkatërruar jetën duke i tjetërsuar të drejtën e pronës, fatin e jetës apo duke parë të lirë vrasësin e fëmijës së vet që ka futur në dhe?! Jo! Të jetosh me pasuri të vendosura mbi gjakun, djersën dhe jetën e njerëzve është totalisht kriminale. Ndaj çdo gjyqtar e prokuror i korruptuar nuk mjafton thjeshtë të nxirret nga sistemi i drejtësisë, por duhet edhe të përballet me pasojat e ligjit për përfitime të paligjshme. Është fyese, është denigruese dhe poshtëruese që njerëz të ndershëm kalojnë një jetë duke punuar ndershmërisht dhe mezi krijojnë mundësitë bazike për të mbajtur familjet e rritur fëmijët, ndërsa “piranjat” e drejtësisë së pistë shqiptare të kenë vënë pasuri përrallore të pamerituar e kapërdisen me vila, apartamente, makina superluksoze në kryeqytet e bregdet. Pa ekuivok dhe pa më të voglën keqardhje sekuestro dhe burg për çdo lëtyrë që tenton të justifikojë dhe fshehë pasurimin kriminal dhe të pamerituar. Kështu do të krijohet besimi në popull se një ditë e vërteta del dhe se një ditë harramin do ta paguash.
Next Post
FOTOT/ Shkëmbim zjarri me policinë gjatë grabitjes, ky është viktima 20-vjeçar

FOTOT/ Shkëmbim zjarri me policinë gjatë grabitjes, ky është viktima 20-vjeçar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

March 26, 2026
Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

March 26, 2026
“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In