Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se Altina Xhoxhaj, është gjyqtarja e trete nga Gjykata Kushtetuese që i nënshtrohet sitës së vettingut.
KPK bën me dije se trupa gjykuese për Xhoxhajn do të kryesohet nga Brunilda Bekteshi dhe anëtarë Etleda Çiftja dhe Genta Tafa Bungo.
Kujtojmë që fillimisht gjyqtari i Kushtetueses, Fatos Lulo nuk e kaloi provën për shkak të mos justifikimit të pasurive.
Ndërsa Vitore Tusha rezultoi një figurë e pastër me deklarim të rregullt të pasurisë./a.m.