Për përfaqësuesen e shoqërisë civile, Brisida Gjikondi u shpreh se nisma e PD-së për Vettingun në Politikë është një hile e kryedemokratit Lulzim Basha dhe që bie ndesh me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi. Ajo e cilësoi si një hile e Bashës faktin e paraqitjes së këtij ligji që synon jo pastrimin e klasës politike nga të korruptuari, por kryerjen e një amnistie.
“Nisma ka një hile brenda. Pa mbaruar vettingu në gjyqësor nuk mund të bësh këtë, por nuk është kjo vetëm kemi institucione si prokuroria, ILDKPI, SHISH, Gjykata. Kjo është djallëzore jo vetëm për penguar punën e vettingun, por edhe djallëzore me problemet që po kalon ajo parti.
Ai do të defaktorizojë Berishën dhe do të faktorizohet vetë. Këtë iniciativë PD e ka marrë një herë në 2018. Këta pretendojnë të kontrollojnë veten me një komision me 6 vetë, të kenë veton dhe për t’u kontrolluar ose për t’u hequr ose heq një politikan. Kjo është një amnisti e hapur. Më vjen keq se kjo klasë politike do të bëjë një ligj që të pastrojë veten”, tha Gjikondi.
Më tej ajo theksoi se partitë politike e kanë kthyer Kushtetutën në paranojat e tyre, duke futur lloj nenesh. “Kushtetuta nuk mund të bëhet një kosh plehrash”, tha ajo./m.j











