Shtylla e strategjisë opozitare është bazuar te tre amendamentet e depozituara në Kuvend për reformën zgjedhore, territoriale dhe mbi të gjitha vettingun në politikë. Nisma për kontrollin e politikanëve e rrëzuar tre vite më parë nga shumica socialiste nuk dihet nëse edhe në tentativën e dytë do të PD-së do të ketë të njëjtin fat.
Kryetarja e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, Klotilda Bushka e ftuar mbrëmjen e sotme në “LOG”, kur u pyet se çfarë do të bëjë PS-ja nëse partnerët ndërkombëtarë do ta kërkonin vettingun në politikë, u shpreh se “Në procesin e dialogut është e rëndësishme që të bien palët në Kuvend dakord, gjithmonë kemi pasur një qëndrim të ulemi dhe të flasim të gjithë. Do të ishim mirë të uleshim dhe sigurisht ne do të na duhet ekspertiza e partnerëve dhe qëndrimi i tyre si i kemi strategjikë në bashkëpunim”, tha ajo.
g.kosovari